Home / Lajme / Rajon / Ngushllime për Tiranën

Ngushllime për Tiranën

22 maj-ryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut shqiptar Sali Berisha, lidhur me aksidentin tragjik të së hënës në Himarë. Në mesazhin e tij, Thaçi ka shprehur tronditjen e qeverisë së tij, si dhe të të gjithë qytetarëve kosovarë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko Veljanoski dërgoi telegram ngushëllimi deri te kolegia e tij shqiptare Jozefina Topalli me rastin e aksidentit tragjik në të cilin e humbën jetën studentë shqiptarë.

“Asgjë nuk mund ta zbusë dhimbjen për humbjen e më të afërmve. Shpreh ngushëllime me Ju në këto momente pikëllimi dhe thellë shpreh keqardhje për jetat e humbura në këtë tragjedi të madhe. Dëshirojë që shpejtë ta tejkaloni dhimbjen, edhe pse pikëllimi për jetat e humbura do të jetë i përjetshëm. Me rastin e ngjarjes tragjike do të doja nga emri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal të dërgojë shprehje të ngushëllimeve të thella deri te Ju dhe familjet e personave të pësuar, dhe të lënduarve u dëshirojë rikuperim më të shpejtë”, thuhet në telegramë.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, dërgoi letër me ngushëllime deri te kolegu i tij shqiptar Bamir Topi me rastin e tragjedisë së madhe në Himarë të Shqipërisë, ku humbën jetën 14 studentë dhe shumë të tjerë u lënduan.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për tragjedinë e madhe që ndodhi në afërsi të Himarës, dhe sinqerisht shpreh keqardhje për viktimat në këtë fatkeqësi të madhe të komunikacionit. Në këto momente pikëllimi për Ju, për qytetarët e vendit të Juaj dhe për familjet e të pësuarve, me lejoni, në emrin e qytetrëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal, t’Ju dërgoj ngushëllime të thella. Në këto momente të pikëllimit, lutjet tona janë me Ju dhe familjet e të pësuarve”, thotë në letër ngushëllimin presidenti Ivanov.

Me rastin tragjik që ndodhi në Himarë në Republikën e Shqipërisë, me ç’rast e humbën jetën 14 studentë, kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski dërgoi letër ngushëllimi deri te kolegu i tij shqiptar, Sali Berisha.

“Thellë më goditi lajmi për fatkeqësinë tragjike të komunikacionit , e cila ka ndodhur në afërsi të qytetit Himarë, ku jetën kanë humbur persona të rinj. Edhe pse në këto çaste të vështira për Ju dhe popullin e Juaj nuk ekzistojnë fjalë të cilat mund ta zvogëlojnë dhembjen, pikëllimi i ndarë dhe përkrahja nga miqtë, paraqet një ngushëllim në ballafaqimin me këtë humbje të pakompensueshme. Në këto momente të pikëllimit kombëtar, Ju lus, kolegë i nderuar, në emrin e anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe nlë emrin tim personal, t’i pranonin shprehjet e ngushëllimit të sinqertë dhe të thellë. Familjeve, të cilat në këtë fatkqeësi i kanë humbur më të afërmit e tyre, Ju lus t’u transmetoni se populli i Maqedonisë ngushëllon sinqerisht me ta. Mendja dhe lutjet tona janë me ta”, thotë në letër ngushëllimin kryeministri Gruevski.
ideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në telegram-ngushëllimin e tij ka thënë se lajmin për aksidentin e tmerrshëm në afërsi të Himarës, ku humbën jetën shumë studentë dhe të tjerë po luftojnë për jetën e tyre, e ka pranuar me pikëllim të madh dhe dhimbje.

“Në emër të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së, më lejoni të ngushëlloj drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë dhe t’i siguroj që qëndrojnë pranë tyre në këto momente të vështira dhe po qe nevoja, jemi në dispozicionin tuaj. Familjet e viktimave dhe të plagosurit janë në mendjen tonë dhe në lutjet tona”, thotë Ahmeti. Në telegram ngushëllimin e kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ndërkaq thuhet se me dhembje të madhe në këtë parti e kanë marrë lajmin e hidhur për viktimat e Himarës. “Në pamundësi të jemi pranë jush në këto çaste të dhimbjes së madhe, na lejoni që t’u përcjellim këtë telegram ngushëllimi, në radhë të parë familjarëve, të afërmve të viktimave dhe Juve: Forcë, qëndresë, dhe mosnënshtrim para dhembjes, kjo besojmë se do ishte porosia e viktimave që humbën jetën në aksidentin e tmerrshëm…Në emrin tim personal, të PDSH-së dhe të shqiptarëve në Maqedoni, më lejoni që të shpreh solidaritetin dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave”, thuhet në telegram-ngushëllimin e Thaçit. Edhe kryetari i Rilindjes Demokratike, Rufi Osmani, ngushëlloi presidentin e Shqipërisë Bamir Topi dhe familjarët e viktimave. “Unë dhe anëtarët e RDK-së, ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe me gjithë popullin shqiptar në këtë tragjedi të rëndë, si dhe mbetemi me shpresë që tragjedi të këtilla të mos na përsëriten më”, thuhet në telegram. Telegram ngushëllimi kryeministrit Berisha dhe rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Liman Varoshi, i ka dërguar edhe rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika. Ku shpreh dhimbjen dhe solidaritetin e tij për familjarët e kësaj tragjedie. Rektorin Varoshi e ka ngushëlluar edhe kolegu i tij nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Agron Reka, i cili ka thënë gjithashtu se në këto çaste të rënda ndajnë dhimbjen e thellë.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, pas aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Himarë. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në aksidentin e trafikut që ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Himarë. Pranoni ngushëllimet e sinqerta të qytetarëve, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të miat personalisht, për humbjen tragjike të jetëve të studenteve. Në këto çaste të rënda për familjarët e viktimave dhe për tërë Republikën e Shqipërisë jemi pranë jush për të ndarë dhimbjen e madhe për këtë tragjedi. Zoti President, ju shpreh solidaritetin e qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe ju ofrojmë përkrahjen e plotë”, ka thënë Jahjaga. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut shqiptar Sali Berisha, lidhur me aksidentin tragjik të së hënës në Himarë. Në mesazhin e tij, Thaçi ka shprehur tronditjen e qeverisë së tij, si dhe të të gjithë qytetarëve kosovarë.
“Vrulli i rinisë studentore u ndërpre nga dalja tragjike nga rruga e autobusit me të cilin po udhëtonin studentët”, thotë Thaçi në telegramin e tij. Kryeministri kosovar i ka shprehur homologut dhe gjithë familjeve të studentëve që humbën jetën në këtë tragjedi ngushëllimet e tij më të sinqerta. “Populli i i Kosovës dhe qeveria e tij ndjejnë dhembje dhe dëshirojnë që të jenë pranë jush dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre”, shprehet më tej Thaçi. “Kjo dhimbje duhet të forcojë kujtimin për ata që humbën jetën dhe për idealet e tyre për liri dhe një perspektivë më të mirë”, vijon shefi i ekzekutivit kosovar.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ngushëllimi dërguar homologut shqiptar Edmond Haxhinasto, ka shprehur tronditjen e thellë të qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Himarë, ku kanë gjetur vdekjen një numër të rinjsh dhe janë plagosur shumë të tjerë.
“Në këto çaste të rënda ne i bashkohemi pikëllimit dhe dhimbjes së familjeve që kanë humbur fëmijët e tyre në këtë tragjedi. Populli i Kosovës po ashtu i bashkohet lutjeve për shërim sa më të shpejt të të lënduarve në këtë tragjedi”, thuhet në telegram.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *