Home / Sport / Nimani mbron titullin, triumfojnë Hani dhe Cullhaj

Nimani mbron titullin, triumfojnë Hani dhe Cullhaj

Tre boksier shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia kanë shenuar fitore mbrëmë në Bielefeld të Gjermanisë në një mbrëmje të përbashkët të boksit profesionist.

Besar Nimani arriti të mbron titullin internacional të Gjermanisë me T-KO në raundin 3. Boksieri nga Kosova, Besar Nimani u përballë me Almin Kovacevic dhe e mbaroj duelin e caktuar mbi 10 raunde, pas vetëm 3 raundëve. Ndërsa në rikthimin e tij në ring pas 2 viteve pauzë arriti fitore edhe boksieri nga Struga Nasi Hani. Ai u përballë me gjermanin Falko Besser në “Cruiserëeight” dhe arriti fitore me KO që në raundin e parë. Për Hanin, i cili më herë garonte në boksin amator, kjo ishte ndeshja e gjashtë si profesionist, pasi kishte arritur të fitojë pesë luftat e para, dy prej të cilave me nok-aut, ndërsa tani regjistroi edhe të tretin nok-aut. Ndërkohë për kundërshtarin e tij Besser kjo ishte humbja e parë, pasi paraprakisht kishte 10-të lufta si profesionist, pa shijuar humbjen, pasi kishte regjistruar pesë fitore dhe pesë barazime. Strugani Hani dy vitet e fundit u përgatit në kampin e boksit në SHBA, ku më parë ka ushtruar legjenda e boksit, Majk Tajson. Vlen të ceket se trajner i Hanit është ish-trajneri i Tajsonit, Kevin Runi. Gjithashtu i suksesshëm ndaj një boksieri serb të quajtur Marijan Markovic ka qenë boksieri nga Tirana Armand Cullhaj. 21 vjeqari Cullhaj ka shënuar fitore me T-KO në raundin 2 dhe e ka arritur kështu fitoren e 12 në duelin e 18 profesionist.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *