Home / Lajme / Maqedoni / Njësite speciale në disa pika kontrolli jashtë Shkupit

Njësite speciale në disa pika kontrolli jashtë Shkupit

16 maj-Prania e këtyre formacioneve speciale është edhe në aksin rrugor për në vendkalimin kufitar Bllacë, ku nga dita e operacionit “Monstër”, vazhdon të qëndrojë pika e kontrollit, pa pasur prani të njësive të rregullta dhe të komunikacionit të policisë.

Njësitet speciale të Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë në disa akse rrugore që çojnë drejt kufirit me Kosovën.

Prania e shtuar e tyre ka shtuar edhe reagimet e qytetarëve, të cilët janë të habitur se si këto njësite speciale me mjetet transportuese të njohura si “pizgauer” qëndrojnë në akset rrugore dhe bëjnë ndalimin e makinave private.

“Nuk kuptojmë se pse krijohet një situatë e tillë e panevojshme. Na ndalojnë dhe na kontrollojnë, kur dihet se një punë të tillë duhet ta kryejë policia e rregullt”, shkruan një qytetar për agjencinë e lajmeve INA, i cili thekson se një pikë e tillë kontrolli nga këto njësite ka pasur edhe në aksin rrugor Haraçinë – Hasanbeg.

Prania e këtyre formacioneve speciale është edhe në aksin rrugor për në vendkalimin kufitar Bllacë, ku nga dita e operacionit “Monstër”, vazhdon të qëndrojë pika e kontrollit, pa pasur prani të njësive të rregullta dhe të komunikacionit të policisë.

MPB ka theksuar se këto masa janë në kuadër të masave të sigurisë që janë ndërmarrë në vend, pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc dhe protestave të fundit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *