Home / Lajme / Maqedoni / Nuk është çështja nëse, por kur Maqedonia të hyjë në NATO

Nuk është çështja nëse, por kur Maqedonia të hyjë në NATO

Unë do të isha njeriu më i gëzuar kur do të shoh se kjo do të ndodh. Siç tha edhe sekretarja e shtetit Hilari Klinton çështje është vetëm zgjidhja e emrit dhe Maqedonia menjëherë do të pranohet në NATO”, tha Uolers i cili i vizitoi ushtarët amerikan të cilët marrin pjesë në stërvitje.

Mesazhi nga Çikago është shumë i qartë. Nuk është cështja nëse, por kur Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, mbetet vetëm çështja për emrin. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku si deri më tani, tha ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Pol Uolers, i cili sot së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneralmajorin Goranço Koteski e vizituan stërvitjen “Shigjeta e gjatë kooperative Lanser 2012” që mbahet në Qendër për trajnim “Pepelishte”, transmeton MIA. “Ne punojmë këtu sot së bashku, punuam së bashku në Afganistan dhe në Iran kështu që konsideroj se edhe më tej do të vazhdojmë që të punojmë së bashku. Në shtigje të gjata, do të thotë nuk është çështje nëse Maqedonia do të hyjë, por kur do të hyjë në NATO. Unë do të isha njeriu më i gëzuar kur do të shoh se kjo do të ndodh. Siç tha edhe sekretarja e shtetit Hilari Klinton çështje është vetëm zgjidhja e emrit dhe Maqedonia menjëherë do të pranohet në NATO”, tha Uolers i cili i vizitoi ushtarët amerikan të cilët marrin pjesë në stërvitje. Për atë se si e komenton pozitën e Republikës së Maqedonisë pas Çikagos, Uolers përsëriti se ka qenë e ditur që më herët se e tërë biseda në Çikago duhej të zhvillohej dhe u zhvillua për Afganistanin, ndërsa Maqedonia aspak nuk u vendos në agjendën për shqyrtim.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *