Home / Lajme / Maqedoni / Nuk kërkohet ndërprerja e protestave nga BE-ja

Nuk kërkohet ndërprerja e protestave nga BE-ja

16 maj-Ndoshta nuk kam qenë i qartë, por Komisioni nuk kërkon ndërprerje të kurrfarë protestave në Maqedoni, të njëjtën e konfirmoi edhe delegacioni ynë në Shkup.

Peter Stano, zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerim, të mërkurën ka deklaruar se para disa ditëve nuk ka dërguar mesazh se KE-ja kërkon që protestat në Maqedoni të ndërpriten, por të lihen organet e rendit në vend ta kryejnë hetimin, ndërsa qytetarët mund në mënyrë të qetë të organizohen. “Ndoshta nuk kam qenë i qartë, por Komisioni nuk kërkon ndërprerje të kurrfarë protestave në Maqedoni, të njëjtën e konfirmoi edhe delegacioni ynë në Shkup. Ne e mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për shprehje të lirë dhe të qetë që të reagojnë, të jenë të qetë dhe t’i lejnë organet e ligjit që ta përfundojnë punën në lidhje me vrasjen makabre te Liqeni i Smilkovës. Secila nga palët duhet të bëjë gjithçka që është në mundësinë e tyre që të mos përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, që është në interes të këtij shteti dhe qytetarëve të saj. Në të duhet të marrin pjesë të gjithë liderët partiak dhe mediat në Maqedoni”, theksoi zëdhënësi i komisarit për zgjerim të Komisionit Evropian Shtefan Fyle

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *