Home / Lajme / Maqedoni / Opozita nuk organizoi protestat

Opozita nuk organizoi protestat

8 maj-”Nuk është e vërtetë se opozita ka qenë organizatore e këtyre protestave, pasi që e njejta ka qenë spontane. Ne si parti jemi të interesuar që të gjenden autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Shkup, por jo që të arrestohen njerëz të pafajshëm. Ne jemi kundër brohoritjeve fetare në protesta, pasi që feja e ka vendin në objektet fetare, kurse problemi jonë është etnik”, tha Osmani të dielën mbrëma në Dobrosht të Tearcës.

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani, deputeti Izet Zeqiri, anëtarë të kryesisë së degës së RDK-së në Tetovë dhe aktivistë të kësaj partie nga komuna e Tearcës dhe vendbanime tjera, kanë marrë pjesë në promovimin e nëndegëve të themeluara deri më tani në komunën e Tearcës, në takim që u mbajt në fshatin Dobrosht. Për aktivitetet e deritashme për themelimin e nëndegëve në rajonin më të gjerë të Tetovës foli kryetari Hamdi Saiti, ndërsa nënkryetari Asim Beqiri në mënyrë solemne ia dorëzoi formularët për anëtarësimet në RDK, nga komuna e Tearcës. Kryetarët e nëndegëve të RDK-së në komunën e Terarcës janë Fergin Kasami –Sllatinë, Tearcë – Xhyneit Huseini, Përshefcë – Nuran Qazimi, Dobrosht – Bashkim Veliu dhe Odër – Omer Emini. Në këtë solemnitet, fjalime mbajtën kryetari Rufi Osmani, deputeti Izet Zeqiri të cilët bënë një vështrim të situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Deputeti Zeqiri, para të pranishmëve foli për rebalansin e buxhetit të Maqedonisë ku theksoi se pjesa më e madhe e mjeteve që ishin paraparë për projektet shqiptare janë ndërprerë. Sipas tij shqiptarëve nga buxheti i përgjithshëm u takojnë afër 109 milion euro, por deri më tash asnjë investim nuk është bërë.”Është paraparë që të rregullohet rruga Tetovë-Jazhincë dhe terminali në Jazhincë por asgjë nuk punohet. Poashtu projektet tjera janë ndërprerë për rajonet e shqiptarëve dhe kjo është pasojë e neglizhencës dhe painteresimit të subjektit shqiptarë në qeveri” tha deputeti Zeqiri. Lideri i RDK-së duke folur për situatën politike ka demantuar krerët e qeverisë se opozita shqiptare ka qenë organizatore e protestave që u mbajtën të premten në Shkup.”Nuk është e vërtetë se opozita ka qenë organizatore e këtyre protestave, pasi që e njejta ka qenë spontane. Ne si parti jemi të interesuar që të gjenden autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Shkup, por jo që të arrestohen njerëz të pafajshëm. Ne jemi kundër brohoritjeve fetare në protesta, pasi që feja e ka vendin në objektet fetare, kurse problemi jonë është etnik”, tha Osmani të dielën mbrëma në Dobrosht të Tearcës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *