Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Europerspektiva forcë udhëheqëse për reformat

Orav: Europerspektiva forcë udhëheqëse për reformat

9 maj-Ai potencoi se, pasi u ballafaqua me krizë të sigurisë në vitin 2001, maqedonia ka pasur kthesë dramatike dhe nga viti 2005 është një nga vendet e para në Ballkanin Perëndimor që e fitoi statusin kandidat. Prej vitit 2009, shtoi ai, vendi mjaftë i plotësoi kriteret politike nga Kopenhaga dhe mori rekomandim për hapjen e negociatave për anëtarëim në Komisionin Evropian, ndërsa regjimi vizave është ngritur në fund të vitit të njëjtë, gjë që bën që perspektiva evropiane të ndjehet edhe nga populli i rëndomtë.

Çdo vend që do të zgjedh t’i qaset BE-së, duhet së pari t’i përkrah vlerat e saj – lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve. Vendi i juaj është një nga vendet të cilat e ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian. Në këtë rrugë nevojitet nëpër konsensus të përgjithshëm politik dhe shoqëror të arrihet në rrugën reformiste.

Këtë e porositi shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, ambasadori Aivo Orav në akademinë solemne me rastin e shënimit të 9 Majit – Ditës së Evropës, ku mori pjesë kreu shtetëror, kori diplomatik dhe mysafirë tjerë.

Ai potencoi se, pasi u ballafaqua me krizë të sigurisë në vitin 2001, maqedonia ka pasur kthesë dramatike dhe nga viti 2005 është një nga vendet e para në Ballkanin Perëndimor që e fitoi statusin kandidat. Prej vitit 2009, shtoi ai, vendi mjaftë i plotësoi kriteret politike nga Kopenhaga dhe mori rekomandim për hapjen e negociatave për anëtarëim në Komisionin Evropian, ndërsa regjimi vizave është ngritur në fund të vitit të njëjtë, gjë që bën që perspektiva evropiane të ndjehet edhe nga populli i rëndomtë.

Sipas tij, angazhmani i BE-së gjatë dekadës së fundit është po ashtu dëshmi konkrete për përkushtimin e vazhdueshëm të BE-së ndaj, siç tha, këtij vendi.

“Komisari për zgjerim Fyle veçmë e vizitoi dy herë vendin tuaj me qëllim që të angazhohet në pjesën qasëse në nivel të lartë. Qëllimi i këtij dialogu është të futet dinamikë në procesin reformues për qasje drejt BE-së dhe me këtë të stimulohet perspektiva evropiane e vendit të juaj. Dialogu efektiv dhe i vazhdueshëm mes të gjitha forcave politiker, me qëllim që të mbahet konsenzusi i gjerë për reformat kyçe është i pashmangshëm që vendi të arrijë në rrugën reformsite. Korniza është vendosur. Perspektiva evropiane mbetet forca udhëheqëse për reformat. megjithatë, në fund reformat duhet të ndërmerren nga ana e juaj në interes afatgjatë të shtetit dhe të gjithë qytetarët dhe me BE-në si partner”, tha euroambasadori.

Sipas tij, vlera më e madhe për këtë proces është përkrahja e lartë publike mes të gjitha bashkësive etnike për integrimin evropian.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *