Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgim prej 30 ditëve për nëntë të arrestuarit në aksionin ‘Monstrum’

Paraburgim prej 30 ditëve për nëntë të arrestuarit në aksionin ‘Monstrum’

3 maj-Paraburgimi prej 30 ditëve u është caktuar edhe katër personave të dyshuar për prodhim të paautorizuar, armëmbajte dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese.

Gjykatësi hetues u ka caktuar paraburgim 30-ditësh pesë të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcit më 12 prill, konfirmuar në zyrën për marrëdhënie me opinionin në Gjykatën Themelore Shkupi 1.

Tre nga të dyshuarit janë transferuar në burg, ndërsa dy janë në arrati dhe paraburgimi do t’u fillojë kur do të prangosen.

Paraburgimi prej 30 ditëve u është caktuar edhe katër personave të dyshuar për prodhim të paautorizuar, armëmbajte dhe tregtim me armë ose materie shpërthyese.

Gruas 60-vjeçare nga fshati Hotël i Likovës, tek e cila policia thotë se ka gjetur sasi armësh dhe municion, i janë caktuar masa parandaluese – marrja e pasaportës dhe e ka për obligim të paraqitet në gjykatë.

Prokurori shtetëror publik, Lupço Shvërgovski dje paralajmëroi se Prokuroria do të kërkojë dënim maksimal për kryerësit e vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovcit

“Ligji është shumë rigoroz. Bëhet fjalë për llojin më të rëndë të veprave kriminele-terrorizëm, për të cilat është paraparë dënimi maksimal, burg i përjetshëm. Shpresoj se policia në bazë të dëshmive biologjike dhe materiale që i ka grumbulluar do të afatizojë padi penale cilësore të cilën do të mund ta procedojmë në afat sa më të shkurtër të mundshëm”, deklaroi Shvërgovski.

Gjykatësi hetues ka liruar sot edhe njërin nga të arrestuarit në aksionin e së hënës të koduar me emrin “Monstra”. Fjala është për 24-vjeçarin Besim Hajdari, nga Shkupi. Hajdari me profesion është floktar. Ndryshe mbrëmë është liruar edhe Feride Bilalli, 60 vjeçare nga fshati Hotël i Komunës së Likovës.

Mbrëmë vonë ka përfunduar marrja në pyetje e të arrestuarve në aksionin policor “Monstra”. Gjykatësi hetues masën e arrestit prej 30 ditëve, sipas portalit të “Dnevnik” ua ka shqiptuar pesë të arrestuarve që policia i dyshon se kanë marrë pjesë direkt në vrasjen dhe janë të dyshuar për “terrorizëm”. Tre nga ata sipas mediumit të njëjtë do të sistemohen në burgun e Manastirit, ndërsa pas dy të tjerëve ende po gjurmohet sepse janë në arrati. Për katër nga të arrestuarit është ndarë procedura dhe ata do të përgjigjen vetëm për armëmbajtje. Dy të dyshuarve u është caktuar arresti prej 30 ditëve, ndërsa dy të tjerëve 20 ditë arrest dhe do të sistemohet në burgun e Prilepit. Gruaja 60 vjeçare është lënë e lirë, ndërsa nëntë të tjerëve u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *