Home / Lajme / Maqedoni / Parisi nuk polemizon me akuzat e Gruevskit

Parisi nuk polemizon me akuzat e Gruevskit

23 maj-“Ne nuk dëshirojmë të hyjmë në polemika në raport me deklaratat e kryeministrit. Nuk është as vendi, por edhe as koha për polemika”, ka deklaruar Valero në një përgjigje me shkrim.

Qeveria franceze nuk dëshiron të polemizojë me deklaratat dhe akuzat e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski se NATO dhe fuqitë e mëdha kanë standarde të dyfishta dhe sillen me dyftyrësi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Bernard Valero në një deklaratë për Deutsche Ëelle ka deklaruar se Parisi zyrtar nuk dëshiron të merret me deklaratat e Gruevskit.

“Ne nuk dëshirojmë të hyjmë në polemika në raport me deklaratat e kryeministrit. Nuk është as vendi, por edhe as koha për polemika”, ka deklaruar Valero në një përgjigje me shkrim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *