Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti interpelancë për ministrin e Financave

Parlamenti interpelancë për ministrin e Financave

28 maj-Interpelanca pritet të mos marrë mbështetje, pasi që Stavrevski konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe bashkëhartues kryesor i planeve qeveritar në aspektin ekonomik dhe financiar.

Parlamenti i Maqedonisë sot do të ketë në rend dite pikën e interpelancës së ngritur nga opozita për punën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavrevski.

Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM-ja ka ngritur interpelancën, për shkak të dështimit të zëvendëskryeministrit Stavrevski lidhur me projeksionet dhe menaxhimin e dështuar të vendit në planin e buxhetit dhe financave.

Interpelanca pritet të mos marrë mbështetje, pasi që Stavrevski konsiderohet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Nikolla Gruevski si dhe bashkëhartues kryesor i planeve qeveritar në aspektin ekonomik dhe financiar.

Organizata Transparency International – Maqedoni kohë më parë ka deponuar një kallëzim penal kundër ministrit të Financave, Zoran Stavrevski për keqpërdorimin e buxhetit për 1,3 milion euro. Këto mjete sipas TIM janë keqpërdorur nga ministri gjatë shpërndarjes së mjeteve për financimin e partive politike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *