Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti përjashton debatin pas Samitit të NATO

Parlamenti përjashton debatin pas Samitit të NATO

30 maj-Partitë opozitare maqedonase menjëherë pas Samitit të Çikagos dorëzuan kërkesën e tyre në Parlament për të mbajtur seancën urgjente me temën “Definimi i planit të ardhshëm dhe aktiviteteve të kreut shtetëror për plotësimin e prioriteteve në planin e integrimeve euroatlantike, pas Samitit të NATO-s”.

Parlamenti i Maqedonisë ka përjashtuar debatin lidhur me situatën politike në vend pas Samitit të NATO-s në Çikago.

Partitë opozitare kanë kërkuar debat parlamentar për të analizuar dhe vlerësuar bllokimin e proceseve euroatlantike dhe dështimin e radhës në Samitin e Aleancës, ku nuk pati sinjale optimiste për dhënien e ftesës për anëtarësim.

Partitë opozitare maqedonase menjëherë pas Samitit të Çikagos dorëzuan kërkesën e tyre në Parlament për të mbajtur seancën urgjente me temën “Definimi i planit të ardhshëm dhe aktiviteteve të kreut shtetëror për plotësimin e prioriteteve në planin e integrimeve euroatlantike, pas Samitit të NATO-s”.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski ka theksuar mbrëmë në takimin bashkërendues me partitë politike parlamentare se nuk është adekuate që në adresë të deputetëve dhe Parlamentit të dorëzohen kërkesa nga zyrat partiake. Ai ka theksuar se opozita po dëmton mekanizmat për realizimin e dialogut politik parlamentar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *