Home / Lajme / Maqedoni / PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme (Plotësuar)

PDSH kërkon zgjedhje të parakohshme (Plotësuar)

21 maj-“Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga BDI, të prononcohen pas mosmarrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e Çikagos dhe deklarimeve publike të kryeministrit të tyre, Nikolla Gruevski, kundër NATO-s se a janë me Gruevskin apo janë me NATO-n dhe shqiptarët”, tha koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu.

Partia Demokratike Shqiptare ka këkruar sot thirrjen seancës urgjente të Parlamentit lidhur me mosmarrjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Çikagos, seancë kjo që, sipas partisë së Thaçit, do të rezultonte me shpërbërje të ligjdhënësit dhe zgjedhje të parakohshme, si e vetmja zgjidhje për dalje nga kjo situatë e krijuar. Nga ana tjetër, PDSH është distancuar nga fjalori i përdorur nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski kundër NATO-s, vendeve anëtare të Aleancës-s, si dhe vendeve fqinjë, fjalor që sipas kësaj partie, nuk përkon me kërkesën, pritjet dhe ëndrrën e shqiptarëve për integrim në NATO dhe BE. “Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga BDI, të prononcohen pas mosmarrjes së ftesës për anëtarësim në NATO në samitin e Çikagos dhe deklarimeve publike të kryeministrit të tyre, Nikolla Gruevski, kundër NATO-s se a janë me Gruevskin apo janë me NATO-n dhe shqiptarët”, tha koordinatori i grupit parlamentar të PDSH-së, Imer Aliu. Nga kjo parti kërkojmë edhe dorëheqje urgjente nga zëvendëskryeministrja, Teuta Arifi dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, si, siç thonë, eksponent kryesor të dështimit dhe mashtrimit që u është bërë shqiptarëve gjatë këtyre viteve. “Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të ndikojnë që urgjentisht të hapet dialogu politik në mes të katër forcave më të mëdha politike në vend, kërkojmë që të thirret seancë urgjente e Parlamentit lidhur me mosmarjen e ftesës për anëtarësim në NATO në Samitin e Çikagos, seancë kjo që do të rezultonte me shpërbërje të Parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme si e vetmja zgjidhje për dalje nga kjo situatë e krijuar”, tha Aliu.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përsëritur sot qëndrimin e saj se është e sigurt që Maqedonia ka mundësi të marr ftesë për në NATO për çdo ditë, pasi të zgjidhë çështjen e emrit. “Rënia në emocione dhe dëshpërim ndaj vendimeve të Samitit, konsiderojmë se është e panevojshme dhe joproduktive për shkak se çështja e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO është çështje e mbyllur përfundimisht me Samitin e Bukureshtit dhe vendimeve të tij ekzekutive ku thuhet se Maqedonia do të pranohet në NATO në ditën kur do të zgjidhet kontesti me emrin dhe për këtë çështje nuk ka nevojë për Samit të ri dhe e njëjta nuk do të diskutohet në samitet e radhës”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Partia shqiptare në pushtet është shprehur me dy qëndrime të kundërta për dy çështje të cilat i ka dhënë kryeministri i vendit në intervistën e tij për MIA. “Pajtohemi me vlerësimin e dhënë se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO dhe meriton anëtarësimin e plotë dhe në këtë drejtim, BDI ka dhënë kontributin e pamohueshëm të vet. Por nuk mund pajtohemi me vlerësimin e tij se komuniteti ndërkombëtarë, respektivisht NATO dhe BE aplikojnë politika të standardeve të dyfishta ndaj Maqedoninë duke pas parasysh se parimi i konsensualitetit në NATO dhe BE është konsistent dhe i pandryshueshëm për të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në NATO dhe BE”, tha Osmani. Ai në fund u shpreh se rruga e Maqedonisë për në BE dhe NATO është e palternativë dhe njëkahëshe.
Rilindja Demokratike Kombëtare, pas mosmarrjes së ftesës së Maqedonisë për në NATO, ka pyetur sot Bashkimin Demokratik për Integrim se a është me popullin shqiptar apo me kryeministrin Nikolla Gruevskin. “Në vend që kryeministri të jetë autokritik për mosintegrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, ai merret me kritika të ashpra kundër institucioneve ndërkombëtare, posaçërisht kundër NATO-s dhe institucioneve tjera. Në këtë situatë kur populli shqiptarë mbi 99 për qind është për integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, është më imanente çështja që BDI duhet të jap përgjigje se a është me popullin shqiptarë apo me Gruevskin”, është shprehur deputeti i partisë së Rufi Osmanit, Izet Zeqiri

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *