Home / Lajme / Maqedoni / PDSH me reagim ndaj konkluzave te BDI-se

PDSH me reagim ndaj konkluzave te BDI-se

16 maj-“Kjo parti që gati me dhunë insistonte të ushtrojë pushtet në të gjitha fazat dhe institucionet, shumë shpejt rolin ekzekutiv e zëvendësoi me atë këshillëdhënës. Ajo apelon, sugjeron, fton, kërkon, nënvizon, konsideron, por pa adresë…”, akuzoi Ferati

Bashkimi Demokratik për Integrim po sillet sikur të jetë palë e tretë dhe jo pjesë e Qeverisë. 10 konkluzat e saj që ngërthenin në vete qëndrimin për situatën aktuale, tregojnë se ata po sillen sikur të jenë palë e tretë. Kështu ka thënë zëdhënësi i PDSH-së, Agon Ferati, duke cituar reagimin e Kryesisë Qendrore të partisë së Menduh Thaçit. “PDSH, duke u nisur nga serioziteti i situatës, reagoi në mënyre të përgjegjshme dhe apeloi që të mos acarohet situata me protesta të ndryshme që mund të përfundonin me përplasje të pakontrolluara mbi baza etnike dhe fetare. Mirëpo, ky apel u keqkuptua sidomos nga partia shqiptare ne pushtet – BDI. Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së doli me 10 konkluza që në vete ngërthenin qëndrimin sikurse ata janë pala e tretë në ketë ngjarje. Këto konkluza fund e krye cinike, dëshmojnë jo vetëm për rolin e tyre të paaftë në qeverisje, por edhe në shoqëri”, tha Ferati, raporton korrespondenti i gazetës KOHA nga Tetova. Sipas tij, këto konkluza janë të përshkuara me distancime, apele, zotime, kërkesa, ftesa, për sjellje elementare në vend që të kërkojnë përgjegjësi prej organeve shtetërore për ketë ndërhyrje spektakulare policore, për ushtrim të palejuar te dhunës, për etiketim të burgosurve si fundamentalistë islamik…. “Kjo parti që gati me dhunë insistonte të ushtrojë pushtet në të gjitha fazat dhe institucionet, shumë shpejt rolin ekzekutiv e zëvendësoi me atë këshillëdhënës. Ajo apelon, sugjeron, fton, kërkon, nënvizon, konsideron, por pa adresë. Në vend që t’i këshilloje të tjerët, BDI harron misionin e saj në qeverisje për ti mbrojtur interesat e shqiptarëve”, akuzoi Ferati. “Në pikën e parë të këtyre konkluzave, kjo parti distancohet nga ky akt siç quhet makabër e që e prishka rëndë imazhin e vendit. Në këtë pikë, BDI-ja nuk e sheh një rrezik të cilin do të duhej ta evitonte, prishjen e imazhit të shqiptareve dhe ndërlidhjen e tyre me terrorizmin islamik. Në pikën e dytë, kjo parti sërish afirmon një kërkesë elementare siç është e drejta e pafajësisë derisa gjyqi nuk e jep vendimin në bazë të fakteve. Në pikën e tretë kërkon që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar dhe të njoftohet opinioni për motivet e këtij akti. Kjo konkluzë sugjeron se në Maqedoni, shqiptarët që paskan bërë vepra të këtilla, nuk paskan marrë dënime të merituara si dhe opinioni nuk paska qenë i informuar për motivet. Ky qëndrim nuk merr parasysh faktin se të burgosurit u etiketuan para se gjykata të japë vendimin e vet për fundamentalizëm islamik…”, ka thënë Ferati, duke cituar edhe pikat tjera të konlkuzës së BDI-së, e të cilët janë shqyrtuar nga Kryesia Qendrore e PDSH-së. “Konkluzat e BDI-së, në fakt i takojnë kategorisë së bontonit politik që në fakt – është një manifestim i impotencës politike, i pozitës së rrogëtarit në pushtet”, tha Ferati. Sipas tij, ky reagim i PDSH-së ka për qëllim që të hedhë dritë mbi dështimin e misionit politik të BDI-së, për rolin e saj inferior në qeverisje dhe për bashkëpunim me faktorë antishqiptarë “që orë e çast etiketojnë politikën shqiptare me akuza më tinëzare”.Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *