Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Operacioni ‘Monstër’, konstruksion politik kundër shqiptarëve

PDSH: Operacioni ‘Monstër’, konstruksion politik kundër shqiptarëve

3 maj-
“Sot po përballemi me një situatë tmerrësisht të keqe. Maqedonia ka dy ditë që po funksionon si me qenë nën shtetrrethim, nën situatë të jashtëzakonshme, shkilen në mënyrë të paskrupullt të drejtat dhe liritë e njeriut.

PDSH e ka quajtur konstruksion politik operacionin policor “Monstër” me arrestimin e dhjetëra shqiptarëve që u akuzuan si autor të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi në konferencë për shtyp reagoi ndaj arrestimeve të fundit.

“Partia Demokratike Shqiptare nga afër i ndjek zhvillimet dhe sjelljen e subjekteve dhe institucioneve përgjegjëse që kanë të bëjnë me arrestimet e shqiptareve lidhur me rastin e vrasjes së pesëfishte në afërsi të Shkupit.
Për ne është shumë me rëndësi që të zbulohen autorët e vërtetë të rastit po ashtu edhe motivi i tyre, mirëpo publikimi dhe prezantimi i aksionit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme i ngjan një konstruksioni politik. Për Partinë Demokratike Shqiptare forma e zgjedhur për komunikim me publikun nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është e papranueshme, prejudikuese dhe jokredibile”, theksoi Ibrahimi.

Ai shtoi se është e palejueshme që me këtë rast ordiner të bëhet politikë arkaike, politikë e cila ngjall konflikte fetare dhe etnike.

“Edhe njëherë konstatojmë se jemi pro zbulimit dhe dënimit të autorëve të vrasjeve por do të mundohemi që të parandalojmë çdo tentim për montim të rastit në fjalë, qoftë individual apo kolektiv. Kemi shpresa të mëdha që Bashkësia ndërkombëtare, sidomos OSBE, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës, nga afër do ta vëzhgojnë ketë proces”, theksoi deputeti Ibrahimi.

Ai shtoi se me keqardhje konstatojnë se qëndrimi i BDI-së pas arrestimit të dhjetëra shqiptarëve ishte më i keq dhe më i shëmtuar se ai i Ministrisë së Punëve te Brendshme, BDI dhe mediat që kontrollon ajo, të arrestuarit i gjykuan dhe i shpallën fajtor para kohe.

“U apelojmë gjithë shqiptareve qe te jene te kujdesshëm dhe gjakftohte dhe mos bëhen preh e konstruksioneve te ndryshme qe po tentohen para samitit te NATO-s ne Chikago”, theksoi deputeti Ibrahimi.

Lidhur me ngjarjen në Këshillin për evrointegrime ka folur edhe deputeti tjetër i PDSH-së, Zijadin Sela.

“Sot po përballemi me një situatë tmerrësisht të keqe. Maqedonia ka dy ditë që po funksionon si me qenë nën shtetrrethim, nën situatë të jashtëzakonshme, shkilen në mënyrë të paskrupullt të drejtat dhe liritë e njeriut.

Askund nuk u tha të dyshuar për këtë ose atë vepër penale, por u tha direkt vrasës, për të gjithë. Pamë policë që mbanin për dore gra, në cilin vend të BE-së një polic mashkull merr për dore dhe burgos një femër”, deklaroi deputeti Sela

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *