Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-se i ritet rejtingu, BDI në vend

PDSH-se i ritet rejtingu, BDI në vend

16 maj-Sipas “Dnevnik”, derisa partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka shënuar një rënie të lehtë, BDI e ka ruajtur rejtingun e saj, LSDM dhe PDSH kanë shënuar rritje

Popullariteti i partive politike nga muaji janar deri në anketën e fundit, të realizuar nga gazeta “Dnevnik” për periudhën nga 2 deri në 8 maj, ka pësuar ndryshime, por edhe ka të atillë që kanë ruajtur rejtingun në mesin e votuesve. Kësisoj derisa partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka shënuar një rënie të lehtë, BDI e ka ruajtur rejtingun e saj, LSDM dhe PDSH kanë shënuar rritje. Nga ana tjetër, krahasuar me anketën e janarit të mediumit të njëjtë, tani është ulur numri i votuesve të papërcaktuar nga 40,1 në 39,8 për qind. Hulumtimi i fundit tregon se VMRO-DPMNE ka shënuar rënie të popullaritetit nga 23,5 në 22,1, kurse partia opozitare Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë ka shënuar një rritje të lehtë nga 18,2 sa ishte në janar në 18,6 për qind. Sa i përket bllokut politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim ka arritur ta ruajë popullaritetin në mesin e votuesve – 7,4 për qind, kurse Partia Demokratike Shqiptare ka shënuar ngritje të popullaritetit nga 1,3 nga muaji janar në 4,4 për qind në anketën e fundit. Për këtë periudhë, sipas anketës së “Dnevnik” rënie të rejtingut ka shënuar Rilindja Demokratike Kombëtare nga 2,9 në 2,1 për qind. Lëvizje pozitive është shënuar edhe te partia opozitare maqedonase PLD nga 0,7 në 1,2 për qind, ndërsa VMRO-PP ka 1,1 për qind të besimit te votuesit. Anketën për “Dnevnik” e ka realizuar agjencia “Rejting” nga data 2 deri më 8 maj me 1.560 anketues.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *