Home / Sport / Pedro mbetet jashtë Spanjës!

Pedro mbetet jashtë Spanjës!

Trajneri i Spanjës, Visente Del Boske, ka lënë të kuptohet se mesfushori i Barcelonës, Pedro, është një nga Kampionët e Botës që do të ndjekë nga televizori Euro 2012, pasi ka kaluar një sezon të dobët.

Futbollisti 24 vjeçar ka patur disa dëmtime të njëpasnjëshme në këtë sezon, duke mos arritur të jetë vendimtar për klubin dhe kombëtaren e tij. Ai nuk u grumbullua në miqësoren e fundit ndaj Venezuelës në shkurt dhe Del Boske deklaroi se nuk e ka të sigurt rikthimin në kombëtare.
“Pedro ka bërë maksimumin. Por ai ka patur një sezon me luhatje. Ne mund të marrim vetëm 23 lojtarë dhe zgjedhja jonë është e kujdesshme në favor të atyre që kanë luajtur mirë gjithë vitin”, tha ai.
Duke folur për katalanasit e tjerë, Del Boske pranoi se është i shqetësuar për situatën e David Vija, i cli nuk ka dhënë ende sinjale për kthimin në fushën e lojës që prej frakturës që pësoi në dhjetor.
“Jam i shqetësuar pasi nuk e di si është realisht situata. Lojtari ka bërë të ditur se po punon shumë, por ne nuk kemi parë sinjalet që pritnim nga ky futbollist. Ndërsa Pujol do të zëvendësohet nga Pike. Ne kemi besim te ky i fundit pasi është një futbollist i rëndësishëm. Në mbrojtje kemi më shumë alternativa, pasi aty mund të aktivizohet edhe Havi Martinez”, tregoi trajneri i Spanjës, i cili në ditët e ardhshme do të publikojë listën paraprake të futbollistëve.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *