Home / Lajme / Maqedoni / Përfundon projekti për dhunën në ndeshjet sportive

Përfundon projekti për dhunën në ndeshjet sportive

18 maj- Ndryshe, nga ana e SPB-së së Tetovës në vitin 2011 ishin inicuar 3 kërkesa për kundërvajtje për pesë raste të kundërvatjeve konform ligjit për parandalim të dhunës në ndeshjet sportive dhe sjelljeve të pahijshme në të cilat kanë qenë të involvuar 12 persona. Gjithashtu vitin e kaluar është ngritur një kallxim penal për katër vepra penale ku kanë qenë të përfshirë 11 persona nga të cilët edhe 3 të mitur. Shumica e atyre sipas policisë ishin tifoz të Shkëndijës.

Përmbyllet projekti disa mujor ano në mënyrë sportive, pa dhunë dhe fyerje”, iniciator I së të cilit ishte Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Gjatë këtij projekti janë mbajtur ligjërata në shkollat fillore dhe të mesme të Tetovës ku kanë qenë të përfshirë 324 paralele me gjithsej 9538 nxënës të cilët mësojnë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke.“Në këto ligjërata nxënësit për së afërmi janë njohur me nevojën për anim korrek, por edhe me implikimet ligjore që mund të hasin nëse sillen në mënyrë jokorekte në ndeshjet sportive. Krahas kësaj pjesë e projektit kanë qenë edhe disa takime me përfaqësues të ekipeve tetovare dhe mediave, ku në mënyrë konstruktive është debatuar për dhunën në terenet sportive dhe është shtruar nevoja që bashkërisht të meren masa preventive dhe të tejkalohet e njejta”, thotë kryeshefi i SPB-së Tetovës Shefik Bajrami.Poashtu gjatë muajve të kaluar nëpër televizionet lokale është transmetuar edhe një spot televiziv ku futbollistët kanë apeluar për sjellje korrekte të tifozerisë gjatë ndeshjeve sportive. “Në policinë e Tetovës, janë duke shqyrtuar mundësinë që disa nga aktivitetet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në funksion të ngritjes së vetëdijes dhe kulturës sportive tek të rinjtë nga ky rajon dhe të kontribuojnë që të tejkalohet dhuna në ndeshjet sportive, para se gjithash në stadiumet e Tetovës dhe më gjërë”, thotë Bajrami. Në ndeshjet e fundit ndërmjet rivalëve Shkëndija dhe Vardari, si dhe ndaj ekipit të Teteksit, sjellja e tifozerisë ka qenë në nivel dhe nuk janë shënuar incidente. Incidentet që ndodhën në fushat sportive nga ana e tifozerisë së klubeve shqiptare dhe maqedonase, sidomos Shkëndijës dhe Teteksit, kishin alarmuar policinë që e njejta të ndërmarrë hapa konkrete për parandalimin e dhunës në terenet sportive dhe jashta tyre. Ndryshe, nga ana e SPB-së së Tetovës në vitin 2011 ishin inicuar 3 kërkesa për kundërvajtje për pesë raste të kundërvatjeve konform ligjit për parandalim të dhunës në ndeshjet sportive dhe sjelljeve të pahijshme në të cilat kanë qenë të involvuar 12 persona. Gjithashtu vitin e kaluar është ngritur një kallxim penal për katër vepra penale ku kanë qenë të përfshirë 11 persona nga të cilët edhe 3 të mitur. Shumica e atyre sipas policisë ishin tifoz të Shkëndijës.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *