Home / Lajme / Maqedoni / Përkrahje sipërmarrësisë në Tetovë

Përkrahje sipërmarrësisë në Tetovë

18 maj-Në programin tonë kemi paraparë një buxhet prej 1. 5 milion denarëve dhe mund të them se interesi është tepër i madh nga ana e sipërmarrësve në vendin tonë që të aplikojnë. Poashtu kemi dhe programe tjera ku stimulohet dhe përkrahet biznesi i vogël dhe ai i mesëm”, tha ministri Saraqini

Në kolegjin amerikan në Tetovë “Woodrow Willson” kanë qëndruar për vizitë ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që ata të njihen për së afërmi me funksionimin e këtij kolegji amerikan. Ministri Saraqini dhe zëvendësministri Neziri thanë se qëndrojnë për t’i dhënë përkrahje udhëheqëses së këtij kolegji, Elita Masha, e cila më sukses e udhëheq një biznes që llogaritet një investim rreth tetë milion euro. Ministri i Ekonomisë, Valon Saraqini, tha se ne do të përkrahim këtë kolegj i cili ka hapur vende të reja të punës dhe në të cilin për vitin që vjen akademik kanë shprehur interesim shumë prindër për t’i sjell fëmije. “Ministria e Ekonomisë ndihmon sipërmarrësit, sidomos sipëmarrësinë që e udhëheq, kushtimisht të them, gjinia femërore dhe ky është një shembull i mirë. Në programin tonë kemi paraparë një buxhet prej 1. 5 milion denarëve dhe mund të them se interesi është tepër i madh nga ana e sipërmarrësve në vendin tonë që të aplikojnë. Poashtu kemi dhe programe tjera ku stimulohet dhe përkrahet biznesi i vogël dhe ai i mesëm”, tha ministri Saraqini.
Për zëvendësministrin e Arsimit, Safet Neziri, ky kolegj ka një kuadër të përkryer dhe ka një përparësi pasi që fëmijët nga mosha e vogël mësojnë gjuhën angleze që u jep atyre mundësi të vazhdojnë shkollimin edhe jashtë vendit. Ndërsa udhëheqësja e kolegjit amerikan në Tetovë, Elita Masha, ka shprehur falënderime për këtë përkrahje që i japin kësaj shkolle. “Shpreh mirënjohje për vizitën dhe përkrahjen që marrim nga pushteti qendror në punën tonë. Kolegji ka arritur që falë kësaj përkrahje të ketë kualitet në procesin arsimor dhe në ofrimin e kushteve të mira për mësim”, tha Masha. Ministri Saraqini dhe Neziri vizituan edhe kabinetet ku nxënësit e kësaj shkolle dhe ndjekin mësimin. Kolegji Willson ka filluar të funksionojë nga viti i kaluar Woodrow Wilson School me datë 21, 22 dhe 23 maj, në kuadër të kampanjës për vitin e ardhshëm shkollor 2012/2013 organizon Ditët e hapura për të gjithë nxënësit dhe prindërit e interesuar për t’u njoftuar drejtpërdrejt me kampusin e shkollës, stafin dhe mënyrën e mësimdhënies

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *