Home / Sport / “Peshkaqeni” Felps braktis notin

“Peshkaqeni” Felps braktis notin

Majkëll Felps, notari i SHBA që fitoi 8 medalje të arta në Lojërat Olimpike Pekin 2008, bëri publik në një intervistë televizive vendimin për të braktisur garat sportive pas përfundimit të Londër 2012.

27 vjeçari i cili ka marrë nofkën “Peshkaqeni” për paraqitjet e tij në pishinë, ka bërë të qartë se shpesh ka qenë duke braktisur garat e notit për shkak të vuajtjes nga depresioni që pësoi pasi në media u bënë publike foto të tij duke pirë mariuana.

Ai shpjegoi se në këtë vendim ka ndikuar shumë edhe lodhja e mbledhur gjatë viteve të fundit, për shkak të kërkesave që ka konkurrenca e lartë në këtë sport.

“Kam patur mundësinë të shkoj në qytete të mrekullueshme gjatë udhëtimeve të mia dhe nuk kam mundur të shoh asgjë. Shikoja hotelin dhe oborrin e hotelit, asgjë më shumë. Pas përfundimit të këtyre Lojërave Olimpike, do të filloj të bëj atë që më pëlqen mua”, ka shpjeguar notari amerikan.

Felps mban rekordin si sportisti me më shumë medalje të arta të fituara në një Olimpiadë, me 8 të tilla, si dhe mban rekordin për më shumë medalje të arta në total me 14 të tilla. Me 16 medaljet e fituara në dy Olimpiadat që ka marrë pjesë, në Londër 2012 ai mund të thyejë rekordin që mbahet nga gjimnastja sovjetike Larisa Latinina që ka fituar 18 medalje në tre pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *