Home / Lajme / Rajon / Po vjen epoka e Sllobodan Millosheviç

Po vjen epoka e Sllobodan Millosheviç

10 maj-SHSHA-ja thekson se ndaj gjithë bartësve të luftës dhe të tokës së djegur që e udhëhoqi Serbia,faktori ndërkombëtar BE-ja dhe SHBA-ja do duhej të kenë një qendrim paksa më të kufizuar që njerëzve si Daçiç mos të kenë të hapur derën e pritjes si zyrtar me të kaluarën e errët të epokës gjenocidiale më të rëndë pas Luftës së Dytë Botërore të fashizmit

Zgjedhjet në Serbi shpalosen arkivën e vjetër të politikës hegjemoniste të kryekriminelit Sllobodan Millosheviç,i cili në fund të shekullit të kaluar hyri në analet e historisë ndërkombëtare dhe të popujve joserb e të shqiptarëve të Kosovës,si njeriu që projektoj shfarosjen deri në substancë të këtyre popujve dhe krijimin e Serbisë së madhe.Me këto konstatime e nis reagimin e vet SHSHA-ja në Çikago,duke shtuar se në rrugët e Serbisë sërish po vjen epoka e përgjakur deri në shkallë të gjenocidit të trashëgimtarit të saj Ivica Daçiç.

Populli shqiptar i Kosovës e ka të freskët gjakderdhjen dhe masakrat që i bëri makineria ushtarako-policore e Serbisë,thekson SHSHA-ja në Çikago.Po në këtë kohë të regjimit të Millosheviçit afër tij dhe pranë tovolinës së skenarëve vrastar për popujt joserb dhe të shqiptarëve,ka qenë edhe (pionieri)e tij Ivica Daçiç,i cili këso kohe me flamurin e PS-së po ngjitet i sigurt shkallëve të karierës politike tashti krejt në emër gjoja të ,,demokracisë,,në shtetin serb.Po ky njeri e politikan,e ka vendosur që të jetësojë epokën e Millosheviçit në Serbi dhe me synimet për ti qendruar mbi kokë shtetit të ri të Kosovës.

Për orët e vdekjes shqiptare në Kosovë kanë përgjegjësinë edhe duart e përgjakura të Ivica Daçiçit,thuhet në reagimin e SHSHA-së .Për njeriun më të afërm të projektuesit për tokën e djegur S.Millosheviç,pionieri i rritur në prehërin e tij Daçiç,sot ka marrë udhë me porosinë e një epoke të denuar nga BE-ja dhe SHBA-ja me rastin e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 në Kosovë.Për krijimet e rrafsheve të reja politike në Serbi dhe me sknarë të vjetër vrastar dhe përgjegjës,shton më tej SHSHA-ja në Çikago,edhe faktorët relevant ndërkombëtar do të duhej të kenë qendrim më konstant ndaj bartësve të tokës së djegur nga makineria serbe me përgjegjësinë që ka edhe I.Daçiç.Vetë fakti se këtë njeri e votuan edhe serbët e vendeve tjera nga Maqedonia dhe Kosova,tregon qartë se fryma hegjemoniste e Beogradit ka aktivizuar sërish projektet e vjetra me njerëzit e Millosheviçit për ruajtjen e hartës për,,popullin e shenjtë,,serb karshi çështjes shqiptare dhe të Kosovës.

SHSHA-ja thekson se ndaj gjithë bartësve të luftës dhe të tokës së djegur që e udhëhoqi Serbia,faktori ndërkombëtar BE-ja dhe SHBA-ja do duhej të kenë një qendrim paksa më të kufizuar që njerëzve si Daçiç mos të kenë të hapur derën e pritjes si zyrtar me të kaluarën e errët të epokës gjenocidiale më të rëndë pas Luftës së Dytë Botërore të fashizmit.Me këtë rast për të pagjeturit në Kosovë(1800)vetash duhen kërkuar përgjegjësinë e Daçiçit dhe ky njeri e dinë më së miri se ku janë kufomat shqiptare të vrarë në luftën në Kosovë.Epoka e Millosheviçit po vjen,kujdes Europë!-thekson kjo shoqatë nga Amerika.

Skënder Karaçica

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *