Home / Lajme / Rajon / Policia serbe pretendon të jetë sulmuar në Dobrosin

Policia serbe pretendon të jetë sulmuar në Dobrosin

17 maj-Sulmi mbi policinë, respektivisht punktin policor, në orën 3:00, ishte akt terrorist”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq, duke shtuar se në këto momente nuk është në gjendje të komunikojë të dhënë të tjera për këtë sulm, raportojnë mediet serbe.

Sipas policisë serbe, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shtënë me refale automatiku mbi punktin policor në fshatin Dobrosin të komunës së Bujanocit. “Sulmi mbi policinë, respektivisht punktin policor, në orën 3:00, ishte akt terrorist”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Vranjës, Dragan Stamenkoviq, duke shtuar se në këto momente nuk është në gjendje të komunikojë të dhënë të tjera për këtë sulm, raportojnë mediet serbe. Fshati Dobrosin, në të cilin është punkti kontrollues serb, në drejtim të Kosovës, ndodhet 16 kilometrat në jugperëndim të Bujanocit. E kontaktuar për këtë rast, Policia e Kosovës nuk e ka pohuar dhe as mohuar këtë, duke thënë se bëhet fjalë për një shtet tjetër, andaj nuk janë të interesuar të japin asnjë koment.Alsat

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *