Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri kosovar, Ylber Hysa

Presidenti Ivanov i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri kosovar, Ylber Hysa

25 maj-Ne këtë drejtim ne jemi të përkushtuar që të intensifikojmë marrëdhëniet mes shteteve duke thelluar bashkëpunimin në më shumë fusha, jo vetëm në pjesën e bashkëpunimit në politikën e sigurisë por edhe bashkëpunimit ekonomik, kulturor, infrastrukturor”, tha Ylber Hysa, Ambasador i Kosovës.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.

Presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, i dëshiroi sukses ambasadorit të ri kosovar në kryerjen e misionit, dhe shprehu kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm pozitiv i marrëdhënieve me Kosovën, me interes për përforcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe projekteve infrastrukturore.

“Pres që në periudhën që paraprin të vazhdojmë ta përforcojmë dialogun politik në të gjitha nivelet, ndërsa bashkëpunimi i deritanishëm bilateral ta pasurojmë me përmbajtje të reja në frymën e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë. Republika e maqedonisë është e gatshme, së bashku me Republikën e Kosovës dhe të gjithë fqinjët, edhe përmes bashkëpunimir rajonal e edhe përmes atij bilateral të kontribuojë drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta: rajon stabil dhe prosperues dhe, përfundimisht, integrimin e tij të tërësishëm në strukturat euroatlantike”, theksoi në fjalimin e vet presidenti Ivanov.

Maqedonia, shtoi ai, është kundër çfarëdo lloj ndryshimesh së kufijve në Ballkan, ndërsa çështjet e hapura në rajon mund të tejkalohen vetëm përmes dialogut nëse vendet lëvizin përpara me përkushtim të plotë në procesin reformues, për ç’arsye integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë. Shefi i shtetit shprehu mbështetje për dialogun që po zhvillohet në Bruksel, duke cekur se zhvillimi i tij i suksesshëm ështlë me rëndësi për stabilitetin në rajon.

Ambasadori i Kosovës Ylber Hysa nga ana tjetër shprehu gatishmërinë për iniciative të reja, sikurse në fushën e kulturës, mundësisë së hapjes se pikave të reja qarkulluese e doganore ndërmjet dy vendeve, zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore.

“Për ne Republika e Maqedonisë me proceset e përfunduara të integrimit euro-atlantik, me integritet territorial, stabilitet të brendshëm të bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, është një politikë dhe interes nacional i Kosovës. Ne këtë drejtim ne jemi të përkushtuar që të intensifikojmë marrëdhëniet mes shteteve duke thelluar bashkëpunimin në më shumë fusha, jo vetëm në pjesën e bashkëpunimit në politikën e sigurisë por edhe bashkëpunimit ekonomik, kulturor, infrastrukturor”, tha Ylber Hysa, Ambasador i Kosovës.

Duke i dërguar përshëndetje presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, presidenti Ivanov shfaqi shpresë se pakica e goranëve në Kosovë do të njihet sa më parë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *