Home / Lajme / Maqedoni / Protesta me plis të bardhë dhe flamur kombëtar

Protesta me plis të bardhë dhe flamur kombëtar

9 maj-SHSHA përmes një njoftimi të saj i bëri thirrje Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe krye të saj Sulejman Rexhepi që të vazhdojë me rrugën e mbarëvajtjes së besimit islam me tiparet e çmuara tradicionale kombëtare, duke hedhur poshtë të gjitha tendencat dhe skenarët antishqiptare.

Shoqatat shqiptare në SHBA apelojnë që shqiptarët në Maqedoni të protestojnë në mënyrë të dinjitetshme duke shpalosur vlerat kombëtare.

Shoqata Shqiptaro – Amerikane (SHSHA) bëri thirrje që shqiptarët në protestat e radhës të dëshmojnë dinjitetin e tyre kombëtar duke protestuar me plis të bardhë dhe flamur kombëtar .

SHSHA përmes një njoftimi të saj i bëri thirrje Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni dhe krye të saj Sulejman Rexhepi që të vazhdojë me rrugën e mbarëvajtjes së besimit islam me tiparet e çmuara tradicionale kombëtare, duke hedhur poshtë të gjitha tendencat dhe skenarët antishqiptare.

“Ndonëse jemi pjesë e popullit shqiptar, tash e tutje nëpër xhami shkoni me plis të bardhë, ashtu siç shkuan të parët tanë. Në të kundërtën të gjitha tendencat që përmes skenarëve tjera fetare dëshirojnë ti hedhin hije synimeve dhe përcaktimeve tona kombëtare janë të dëmshme”, thekson SHSHA, duke shtuar se përmes vlerave tona kombëtare të dëshmojnë edhe traditën dhe trashëgiminë fetare.INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *