Home / Lajme / Maqedoni / Protesta para Qeverisë përfundoi.Thyhen xhamat

Protesta para Qeverisë përfundoi.Thyhen xhamat

11 maj-Pas protestës para Qeverisë, një grup protestuesish janë nisur në drejtim të Komunës së Çairit, edhe atje kanë hedhur gurë dhe kanë thyer xhama por është lënduar edhe një kameraman, i cili është dërguar menjëherë në spital

Protesta e sotme e organizuar me vet iniciativë përmes rrjeteve sociale përfundoi. Një grup i madh, kryesisht persona të rinj, protestën e filluan pas lutjes të së premtes para xhamisë së Jaja Pashës, pas çka u nisën drejt kompleksit të gjykatave, e pastaj ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Demonstruesit, të cilët thonë se janë organizuar në mënyrë të pavarur, përmes rrjeteve social, gazetarëve u kanë ndarë kumtesë në të cilën theksohet se protestojnë për fyerjet ndaj popullit shqiptar me fe myslimane. Ata thanë se e ndajnë dhimbjen me familjet e të rinjve të vrarë maqedonas dhe kërkojnë që vrasësit e vërtetë të dalin para drejtësisë.

Pas protestës para Qeverisë, një grup protestuesish janë nisur në drejtim të Komunës së Çairit, edhe atje kanë hedhur gurë dhe kanë thyer xhama por është lënduar edhe një kameraman, i cili është dërguar menjëherë në spital.

Para ekzekutivit mijëra protestuesit kanë qëndruar gjysmë ore, ndërsa me gurë kanë thyer edhe disa xhama të saj. Më pas një grup protestuesish janë nisur në drejtim të Komunës së Çairit, edhe atje kanë hedhur gurë dhe kanë thyer xhama, duke e lënduar edhe një kameraman, i cili është dërguar menjëherë në spital. Në duart e protestuesve janë parë transparente të llojit “Sopoti2”, “UÇK”, “Amerikë jemi më ty”…,ndërsa janë brohoritur edhe parulla “Nuk jemi vrasës“, “Myslimanët nuk janë terrorit, “Shqipëri Etnike”…P

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *