Home / Lajme / Maqedoni / Protestat janë mesazh i pakënaqësive

Protestat janë mesazh i pakënaqësive

15 maj-“Ne kemi përkrahur ato si shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve, në funksion të mospërsëritjes së gabimeve me marrjen në qafë të njerëzve të pafajshëm për krimin e ndodhur në afërsi të Shkupit. RDK mbetet parimore në qëndrimin e saj se krahas zbulimit të ekzekutuesve të krimit në Smilkovc të Shkupit, duhet të zbulohen edhe porositësit e këtij akti kriminal dhe ata të marrin dënimin e merituar”, ka theksuar Osmani mbrëmë në Shkup me rastin e zgjedhjes së degës së RDK-së në komunën e Butelit.

Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani ka deklaruar lidhur me protestat e fundit në vendbanimet shqiptar se partia e tyre ka mbajtur qëndrim neutral ndaj tij, mirëpo ka përkrahur ato sa i përket pakënaqësisë së qytetarëve.

“Ne kemi përkrahur ato si shenjë e pakënaqësisë së qytetarëve, në funksion të mospërsëritjes së gabimeve me marrjen në qafë të njerëzve të pafajshëm për krimin e ndodhur në afërsi të Shkupit. RDK mbetet parimore në qëndrimin e saj se krahas zbulimit të ekzekutuesve të krimit në Smilkovc të Shkupit, duhet të zbulohen edhe porositësit e këtij akti kriminal dhe ata të marrin dënimin e merituar”, ka theksuar Osmani mbrëmë në Shkup me rastin e zgjedhjes së degës së RDK-së në komunën e Butelit.

Sipas tij, në këto protesta duhet të mbahet situata nën kontroll nga ana e organizatorëve dhe të mos lejohen elemente problematike dhe që dëmtojnë imazhin e këtyre protestave me mesazhe politike.

Osmani ripërsëriti qëndrimin e RDK-së se ajo është për bashkëpunim dhe forcim të opozitës shqiptare. “Ne kemi obligimin të bëjmë grupimin e tretë politik shqiptar i cili do të duhet të bazohet në parime, rregulla dhe principe që do na bëjë të ndryshëm nga të tjerët. Ne e kemi lënë të hapur çështjen e bashkëpunimit edhe me partitë që kanë më shumë mandate politike se ne, sepse në instancë të fundit jemi të vetëdijshëm se pa një bashkëpunim etnik shqiptar, çështjet tona nuk mund ta marrin të mbarën”, potencoi kryetari i RDK-së.

Në konstituimin e degës së RDK-së në Butel, për kryetar u zgjodh Naser Curri, me profesion pedagog. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe deputetët Izet Zeqiri dhe Flamure Kreci-Demiri, si dhe përfaqësues të tjerë të RDK-së.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *