Home / Lajme / Maqedoni / Pse organizohen protestat. Sqarimet.

Pse organizohen protestat. Sqarimet.

11 maj- Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e Qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rasti i Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë, rezoltuan me procese të montuara politike.

Një komunikatë drejtuar mediave nga i ashtuquajturi Këshill Organizativ i protestave, bëhet e ditur se qëllimi i protestave është që të gjithë opinionit në Maqedoni dhe ndërkombëtarë, t’u tërhiqet vëmendja mbi disa pika thelbësore rreth ngjarjeve të fundit.

1. Me sinqeritet të plotë e ndamë dhimbjen me familjarët e të rinjve maqedonas të vrarë kohë më parë dhe kërkojmë që vrasësit e vërtet të dalin së më parë para drejtësisë.
2. Protestojmë mbi ofendimet që Qeveria i bëri popullit shqiptarë të përkatësisë fetare islame duke ua ofenduar bindjet e tyre fetare – islame, si dhe duke shkelur mbi dinjitetin e motrave tona, të arrestuara pa vend.
3. Ne reagojmë ashpër mbi tentimin e Qeverisë së Maqedonisë, posaçërisht MPB-së që të krijoj proces të montuar politik. Dyshimet tona i bazojmë në faktet e pamohueshme, ligjore deri sot, siç janë rasti i Sopotit, Haraçinës, Vreshtat e Rashtakut, të cilat nga organet e rendit dhe ato juridike të Maqedonisë, rezoltuan me procese të montuara politike.
4. Po ashtu, shprehim indinjatën tonë që subjekti shqiptar në këtë qeveri, nëpërmjet zëvendësministrit për Punë të Brendshme dhe zëdhënësit të partisë e legjitimuan këtë ofendim ndaj popullit të tyre si dhe shkeljen flagrante të të drejtave elementare të njeriut dhe këtë tentim për proces të montuar politikisht.
5. Apelojmë deri tek të gjitha institucionet ndërkombëtare: OSBE, SHBA, BE, Turqi, Shqipëri dhe Kosovë që të insistojnë të krijohet Komision i pavarur hetimor i përbërë edhe nga ekspertë ndërkombëtarë, me qëllim të zbardhjes të drejtë të rastit të të gjithë të arrestuarve. Besojmë se në fund, drejtësia do të vijë në vendin e vetë, sikur për të rinjtë e vrarë maqedonas, ashtu edhe për ata të cilëve po tentohet t’u krijohet proces i montuar politik.
Letra i është dërguar presidentit Ivanov, ambasadave të SHBA-së, Bashkimit Evropian, OSBE-së, Shqipërisë , Kosovës dhe Turqisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *