Home / Sport / Publiku tetovar me ovacione përshëndet Zendelin

Publiku tetovar me ovacione përshëndet Zendelin

Publiku tetovar nuk la pa përshëndetur edhe një herë ish-portierin e Shkëndijës, i cili edhe më tej mbetet një nga futbollistët më të preferuar të tifozëve ‘kuqezi.

Trajneri i Renovës Vllatko Kostov në ndeshjen kundër Shkëndijës la në pankinë Suat Zendelin, duke i dhënë pushim të merituar pas triumfit në Kupën e Maqedonisë. Gjithsesi publiku tetovar nuk la pa përshëndetur edhe një herë ish-portierin e Shkëndijës, i cili edhe më tej mbetet një nga futbollistët më të preferuar të tifozëve ‘kuqezi. Deri sa afrohej kah pankina, i gjithë stadiumi u çua në këmbë duke skaduar emrin e Zendelit, ndërsa ky i fundit nën emocione të mëdha falemendroi të gjithë për mbështetjen, deri sa u ofura edhe tek tribuna e ‘Ballsitëve’. Duket se tifozët nuk harojnë lehtë kontributin e dhënë nga Zendeli gjatë qëndrimit dy vjeçar te Shkëndija, kur ishte në mesin e futbollistëve kyç në ngjitjen nga Liga e Dytë, deri në fitimin e titullit të kampionit.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *