Home / Lajme / Maqedoni / Ramsfeld, Koen dhe Berger Obamës: Maqedonia i përmbushi të gjitha kushtet dhe pa nevojë po mbahet jashtë NATO-s

Ramsfeld, Koen dhe Berger Obamës: Maqedonia i përmbushi të gjitha kushtet dhe pa nevojë po mbahet jashtë NATO-s

21 maj-“Dera e NATO-s duhet të mbetet e hapur për këto aleatë kyç. Kontributet e tyre ndaj misioneve të NATO-s duhet të pranohen dhe në samitin e liderëve të NATO-s duhet të theksohet në rrugë të qartë për anëtarësimin e tyre të barabartë”, thonë Ramsfeld, Koen dhe Berger.

Republika e Maqedonisë i përmbushi të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO dhe është një nga mbështetësit më të nëdhenj të misionit të NATO-s në Afganistan sipas numrit të banorëve, por megjithatë ftesa në Aleancë pa nevojë po shtyhet. Ju bëjmë thirrje që t’i bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme, publikisht dhe privatisht, ta mbështesni vendin e Maqedonisë në familjen e NATO-s dhe t’u bëni thirrje aleatëve të tjerë nga Aleanca që ta vazhdojnë politikën e dyerve të hapura për anëtare të reja.

Këtë në letër presidentit amerikan, Barak Obama e shkruajtën Donald Ramsfeld dhe Uilliam Koen, ish sekretarë të mbrojtjes të SHBA-së, dhe Sendi Berger, ish këshilltar për siguri nacionale i presidentit Bill klinton dhe i sekretares shtetërore, Hilari Klinton.

Në fjalët drejtuar Obamës, ata përkujtojnë se për herë të fundit kur liderët e NATO-s u tubuan në samitin në SHBA, në vitin 1999, lëshuan deklaratë të përbashkët se “asnjë shtet demokratik evropian, anëtarësia e të cilit i përmbushë qëllimet e Kartës veriatëantike nuk do të përjashtohet nga shqyrtimi i anëtarësisë së saj”. Prej atëherë, theksojnë, NATO pranoi nëntë anëtare të reja, me ç’rast ftesat e fundit ishin dërguar në vitin 2008, ndërsa këtë vit nuk pranohen anëtare të reja, kjo do të thotë se potencialisht do të kalojnë gjashtë vite pa ftesa të reja.

“Sot NATO-ja është në udhëkryq. Përderisa anëtaret e NATO-s e pakësojnë shpenzimin për mbrojtje, vendet e reja aspirante për anëtarësim nga Evropa Juglindore mund t’i sigurojnë kapacitetet e nevojshme dhe resurset njerëzore për Aleancën. Ky rajon vazhdimisht po përparon pas konflikteve në vitet e 90-ta, por stabiliteti i Ballkanit nuk mund të llogaritet si i garantuar. Prej andej, meqenëse këtë vit nuk pritet në agjendën e samitit të NATO-s të jetë zgjerimi, druajmë se dera për zgjerim nuk do të jetë e hapur në Çikago”, theksojnë Ramsfeld, Koen dhe Berger.

Nuk mund të lejojmë, konsiderojnë tre ish përfaqësuesit e lartë amerikanë, të dërgojmë porosi konfuze për ato shtete të cilat janë të gatshme të bëhen dhe të angazhohen. Theksojnë se Maqedonia, e cila i përmbushi të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Kosova dhe Gjeorgjia të cilat gjithashtu angazhohen për anëtarësim në Aleancë, do të dezinkurajohen nga vazhdimi me proceset e rënda reformuese nëse nuk mbahet iniciativa në procesin e zgjerimit.

“Dera e NATO-s duhet të mbetet e hapur për këto aleatë kyç. Kontributet e tyre ndaj misioneve të NATO-s duhet të pranohen dhe në samitin e liderëve të NATO-s duhet të theksohet në rrugë të qartë për anëtarësimin e tyre të barabartë”, thonë Ramsfeld, Koen dhe Berger.

Kërkojnë nga Obama që në Samitin në Çikago ta ndërmarrë lidershipin dhe të angazhohet për zgjerimin e mëtutjeshëm të NATO-s.

“Kongresi amerikan disa herë ju mbështeti juve dhe paraardhësit tuaj me thirrjet për pranim me kohë në NATO të të gjithë aleatëve të cilët vijnë nga ish-blloku sovjetik. Marrja juaj e lidershipit në Çikago do ta vazhdojë traditëne gjatë të mbështetjes amerikane për integrimin e partnerëve tanë demokrat në aleancën e përhershme trans-atlantike, dhe do të ndihmojë që të përforcohen dy dekadat e investimeve amerikane në siguri, stabilitet dhe demorkaci të Evropës Juglindore. Misioni i Aleancës mbetet i papërfunduar gjithnjë derisa Evropa nuk do të ejtë e tërë, e lirë dhe në paqe. Për atë qëllim, anëtaret e NATO-s në Çikago duhet t’i dyfishojnë obligimet e veta ndaj zgjerimit të Aleancës”, theksojnë Donald Ramsfeld, Uilliam Koen dhe Sendi Berger në letrën e përbashkët drejtuar presidentit të SHBA-së, Barak Obama

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *