Home / Lajme / Rajon / Ramushi vjen në Kosovë

Ramushi vjen në Kosovë

9 maj-
Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit. Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt. Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë dhe kjo do të thotë se ish kryeministri Haradinaj, të enjten mbërrin në Kosovë.

)Ramush Haradinaj, vjen në Kosovë. Ai u lirua nga Tribunali i Hagës që të mbrohet në liri. Vendimi përfundimtar në këtë proces gjyqësor pritet të merret pas disa javësh. Ardhja e Ramush Haradinajt, ish Kryeministër i Kosovës dhe aktualisht kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, u konfirmua nga familjarët e tij. Express ka kontaktuar me njërin nga anëtarët e familjes Haradinaj, dhe ata konfirmojnë se të enjten, Ramush Haradinaj do të zbresë nga avioni në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Pritet që mbërritja e tij të ndodh rreth orës 11-të të së enjtes.

Vendimi i trupit Gjykues të Tribunalit të Hagës për lirim të Haradinajt, nuk është kundërshtuar as nga Prokuroria e Tribunalit. Pas marrjes së këtij vendimi, prokuroria ka pasur të drejtë ligjore që deri të mërkurën në orën 12 të paraqesë ankesë ndaj vendimit për mbrojtje në liri Ramush Haradinajt. Mirëpo këtë veprim, prokuroria nuk e ka bërë dhe kjo do të thotë se ish kryeministri Haradinaj, të enjten mbërrin në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *