Home / Lajme / Maqedoni / Raport i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut

Raport i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut

25 maj-Mes tjerave në raport theksohen problemet lidhur me të drejtat e njeriut për shkak të kushteve të këqija në burgje, dhunës familjare dhe diskriminimi ndaj grave dhe personave me nevoja të posaçme.

Problemi më i rëndësishëm i të drejtave të njeriut është dështimi i Qeverisë në respektimin e plotë të sundimit të ligjit, që ishte reflektuar në ndërhyrjen e saj në gjyqësi dhe media, të ndjekjes penale selektive nga gjyqësori të kundërshtareve politikë të udhëheqësve të shtetit, si dhe niveli i dukshëm i korrupsionit qeveritar dhe mosndëshkimit të policisë. Kështu thuhet mes tjerash në raportorin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit në pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë për të drejtat e njeriut. Tensionet midis komuniteteve shqiptare dhe atij maqedonase, si dhe diskriminimin social ndaj romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare, përbën një fushë tjetër të shqetësimit për të drejtat e njeriut.
Mes tjerave në raport theksohen problemet lidhur me të drejtat e njeriut për shkak të kushteve të këqija në burgje, dhunës familjare dhe diskriminimi ndaj grave dhe personave me nevoja të posaçme.
Viti 2011 ishte “i stuhishëm dhe i rëndësishëm” për ata, të drejtat e të cilëve ishin rrezikuar dhe për të gjithë të cilët u përpoqën të sigurojnë që qeveritë t’i respektojnë të drejtat, theksoi sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton gjatë kumtimit të raportit të rregullt vjetor të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut.

Ajo e potencoi faktin se miliona njerëz në mbarë botën kanë ngritur zërin për respektim të së drejtave të njeriut, nga revolucionet e Pranverës arabe në Lindjen e Afërt, deri në Burmë, ku erdhi deri te reformat historike politike, transmeton Zëri i Amerikës.

Në pjesën për Maqedoninë, Departamenti i Shtetit kryesisht bën vërejtje ndaj sundimit të së drejtës, përzierjen në pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor dhe mediat, ndjekjen gjyqësore të kundërshtarëve politik, korrupsionin, mosdënimin e policisë në raste të përdorimit tej mase të forcës. Vlerësohen edhe marrëdhëniet e përkeqësuara ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, diskriminimi i romëve dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare, kushtet e këqia nëpër burgje, dhuna në familje, diskriminimi i grave dhe personave me nevoja të posaçme, ekzistimi i paragjykimeve ndaj grupacionit LGBT, që ceket, është në goditje madje edhe nëpër media.

Departamenti i Shtetit informon edhe se Qeveria në Shkup ka ndërmarrë hapa të caktuar për dënimin e policëve fajtorë për përdorim tej mase të forcës, por megjithatë mosdënimi i policisë akoma është problem.

Në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për gjendjen me të drejtat e njeriut në mbarë botën, si “posaçërisht e rëndë” karakterizohet gjendja në disa shtete: Iran, Kore Veriore, Turkmenistan, Uzbekistan, Siri, Bjellorusi dhe Kinë

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *