Home / Lajme / Maqedoni / RDK: BDI të mos i hedh sy popullit duke u fshehur pas ndërkombëtarëve

RDK: BDI të mos i hedh sy popullit duke u fshehur pas ndërkombëtarëve

20 maj-RDK i kërkon partisë shqiptare pjesëmarrëse në pushtet (sot dhe para dy vitesh) që të lënë anash politikën e shpëlarjes së gojës para opinionit dhe të sigurojnë një hetim të pavarur lidhur me ekzekutimin në pritë të Harun Aliut, një prej themeluesve të UÇK-së, njëherit ish-shoku i z. Ahmetit!

Ftesa e zyrtarëve të BDI-së që SHBA, BE, NATO dhe OSBE të monitorojnë procesin për zbardhjen e rastit të fundit me të arrestuarit shqiptarë, janë vetëm shpëlarje goje për të mashtruar opinionin publik dhe tentim për ikje nga përgjegjësia.

Sipas kësaj partie, ftesa e çuditshme e BDI-së për vëzhgimin e procesit gjyqësor të të arrestuarve të fundit nga OSBE-ja, është një shou politik i cili të vetmin qëllim ka shmangien e përgjegjësisë së partisë së tij në pushtet para opinionit.

“I kujtojmë krerëve të BDI-së se OSBE edhe pa ftesën e tyre i përcjell në vazhdimësi zhvillimet politike në Maqedoni, duke përfshirë edhe vëzhgimin e proceseve gjyqësore me rëndësi por, siç kanë treguar edhe proceset e tjera të vëzhguara nga OSBE: ‘Vreshtat e Rashtakut’, ‘Sopoti’ dhe ‘Brodeci’, roli i OSBE-së aty është vetëm ai i një vëzhguesi të thjeshtë. Së këndejmi ftesat e BDI-së janë vetëm shpëlarje goje për të mashtruar opinionin publik dhe tentim për ikje nga përgjegjësia, sepse sistemi juridik në Maqedoni si edhe angazhimet e OSBE-së nuk nënkuptojnë përfshirjeb e saj në procedurat hetimore apo gjyqësore e as në vendimmarrjet e gjykatave”, thekson RDK.

RDK i kërkon partisë shqiptare pjesëmarrëse në pushtet (sot dhe para dy vitesh) që të lënë anash politikën e shpëlarjes së gojës para opinionit dhe të sigurojnë një hetim të pavarur lidhur me ekzekutimin në pritë të Harun Aliut, një prej themeluesve të UÇK-së, njëherit ish-shoku i z. Ahmetit!

RDK gjithashtu kërkon dhënien fund të deklaratave qesharake të zyrtarëve të BDI-së, si ajo e ministrit të drejtësisë se: “institucionet nuk do të lejojnë që të shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut, qoftë edhe të paraburgosurve” ndërkohë që të paraburgosurit tashmë ishin rrahur si mos më keq nga gardianët!

RDK është e habitur me konkluzionet e fundit të partisë shqiptare në pushtet, e cila mburret me dështimet e pafundta dhe mosmbylljen e pothuajse të asnjë çështje me rëndësi për shqiptarët. Mos-serioziteti i partisë që pretendon se ka dalë nga lufta shihet më së miri në premtimin e pafund të rrejshëm, të shoqëruar me paaftësinë mbi dhjetëvjeçare të saj, për zgjidhjen e statusit të ish-luftëtarëve të po asaj lufte.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *