Home / Lajme / Maqedoni / Reagim i Departamentit të Shtetit për rastin e vrasjes së pesëfishtë

Reagim i Departamentit të Shtetit për rastin e vrasjes së pesëfishtë

4 maj-“Natyrisht, që e ndjekim nga afër zhvillimin e hetimeve, por vetëm bëjmë thirrje që të gjithë të dyshuarve për këtë vrasje të tmerrshme, pa marrë parasysh etninë e tyre, identitetin apo besimin fetar, t’u mundësohet proces konform ligjeve dhe në fund të sigurohet se drejtësia do të përmbushet”, deklaroi zëdhënësi Mark Toner në një konferencë për shtyp në Deparmentin e Shtetit.

Departamenti amerikan i Shtetit kërkoi që të respektohet procesi ligjor, për të qenë e kënaqur drejtësia në rastin e vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovcit.

“Natyrisht, që e ndjekim nga afër zhvillimin e hetimeve, por vetëm bëjmë thirrje që të gjithë të dyshuarve për këtë vrasje të tmerrshme, pa marrë parasysh etninë e tyre, identitetin apo besimin fetar, t’u mundësohet proces konform ligjeve dhe në fund të sigurohet se drejtësia do të përmbushet”, deklaroi zëdhënësi Mark Toner në një konferencë për shtyp në Deparmentin e Shtetit.

Toner u përgjigj në pyetjen e gazetarit të Zërit të Amerikës nëse SHBA-ja ka informacione për kërcënim nga Islami radikal në Maqedoni, në kontekst të konstatimeve të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, se disa prej të arrestuarve janë ithtarë të tij dhe se kanë luftuar në anën e talebanëve kundër NATO-s, në Afganistan dhe Pakistan.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Ambasada në Shkup me vëmendje është duke e ndjekur rastin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *