Home / Sport / Real Madrid, kampion me 100 pikë

Real Madrid, kampion me 100 pikë

Real Madrid e ka mbyllur në mënyrë spektakolare kampionatin në Spanjë duke hyrë në histori si ekipi i parë që arrin kuotën e 100 pikëve pas 38 javëve kampionat. Skuadra e Murinjos ka shkatërruar 4-1 Majorkën në një ndeshje festive ku më pas është dorëzuar edhe trofeu i kampionatit.

Madrilenët e kanë mbyllur këtë sezon me meritë në vendin e parë, duke realizuar arritjen historike të 100 pikëve në një sezon, falë 121 golave të shënuar, sulmi më i mirë i kampionatit, e vetëm 32 golave të pësuar, mbrojtja e dytë më e mirë e kampionatit pas Barcelonës. Fakti që madrilenët kanë 22 javë pa humbje tregon më së miri se sa i merituar ka qenë ky titull për ekipin e Murinjos.

Java e fundit ka treguar edhe kush do ta jenë ekipet që do të luajnë përkrah madrilenëve dhe Barcelonës në Ligën e Kampioneve, ku Valencia dhe Malaga kanë fituar këtë të drejtë. Në Europa League shkojnë Atletiko Madrid dhe Levante. Ndërkohë, surprizë është rënia nga kategoria e Vijareal, një skuadër që deri pak vite më parë luante me sukses në Ligën e Kampioneve, ndërsa tani i bashkohet Sporting Gijon dhe Racing Satander si dështimi i sezonit.

Rezultatet
Espanjo-Sevilja 1-1
66′ Kutinjo / 45′ Negredo

Getafe-Saragoza 0-2
56′ (p) Apono, 91′ Postiga

Levante-Atletik Bilbao 3-0
45′, 67′ Gezal, 88′ Farinos

Malaga-Sporting Gijon 1-0
49′ Rondon

Racing Santander-Osasuna 2-4
1′ Stuani, 84′ Samperio / 54′ Balde, 67′ Sejudo, 71′ Garsia, 90′ Roversio

Rajo Vajekano-Granada 1-0
91′ Tamudo

Real Madrid-Majorka 4-1
19′ K. Ronaldo, 23′ Benzema, 49′, 58′ Ozil / 52′ Kastro

Vijareal-Atletiko Madrid 0-1
88′ Falkao

Renditja
Real Madrid 100, Barcelona 91, Valencia 61, Malaga 58, Atletiko Madrid 56, Levante 55, Osasuna 54, Majorka 52, Sevilja 50, Atletiko Bilbao 49, Real Sociedad 47, Betis 47, Getafe 47, Espanjol 46, Rajo Vajekano 43, Real Saragoza 43, Granada 42, Vijareal 41, Sporting Gijon 37, Racing Santander 27.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *