Home / Sport / Real Madrid shpallet kampion!

Real Madrid shpallet kampion!

Real Madrid është tashmë zyrtarisht kampion i Spanjës për herën e 32-të. Skuadra e Zhoze Murinjos ka fituar 3-0 në fushën e Atletik Bilbaos, duke marrë një sukses të merituar që u siguron titullin matematikisht kur kanë mbetur edhe 2 javë deri në fundin e kampionatit.

Kush mendonte se madrilenët do ta kishin të vështirë në “San Mames” është zhgënjyer menjëherë, pasi pas vetëm 16 minutash ka qenë Higuain që ka shënuar një supergol për të kaluar në avantazh ekipin e tij. Vetëm 4 minuta më vonë, Ozil ka dyfishuar rezultatin, duke bërë që ndeshja të ishte shumë më e thjesht për skuadrën e Murinjos.

Takimi është vulosur në fillimin e pjesës së dytë, kur Kristiano Ronaldo ka çuar në 3 numrin e golave në minutën e 50-të.

Ky sukses e bën Zhoze Murinjon trajnerin e parë që arrin të fitojë titullin kampion në katër kampionate elitare. Pasi ka fituar titullin kampion me Porton në Portugali, Çelsin në Angli dhe Interin në Itali, ai ka arritur të marrë titullin kampion edhe në Spanjë me Real Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *