Home / Lajme / Botë / Rene Rexhepi, shpallet kuzhineri më i mirë në botë për të tretin vit radhazi

Rene Rexhepi, shpallet kuzhineri më i mirë në botë për të tretin vit radhazi

2 maj-Restoranti ndodhet në Kopenhagë dhe është i vendosur në një kantier të vjetër të shekullit 18, të rinovuar të anijeve. Në këtë restorant të shqiptarit Rexhepi shërbehen kryesisht specialitete nordike të klasit superior.

Revista e specializuar britanike “Restaurant Magazine” sërish e ka zgjedhur restorantin e Rene Rexhepit në Kopenhagë si më të mirin në botë.

Për të tretin vit me radhë, restoranti “Noma”, pronë e kuzhinierit, Rene Rexhepit, një shqiptari nga Danimarka, me prejardhje tetovare, kryeson listën e 50 restoranteve më të mira në botë.

Revista e specializuar britanike “Restaurant Magazine” sërish e ka zgjedhur të hënën restorantin e Rene Rexhepit në Kopenhagë si më të mirin në botë.

Restoranti ndodhet në Kopenhagë dhe është i vendosur në një kantier të vjetër të shekullit 18, të rinovuar të anijeve. Në këtë restorant të shqiptarit Rexhepi shërbehen kryesisht specialitete nordike të klasit superior.

Dy restorante spanjolle pasojnë listën e restoranteve më të mira botërore në vendin e dytë dhe të tretë: “El Celler de Can Roca ” në Girona dhe “Mugaritz” në San Sebastian.

Në Spanjë vlerësohen pesë restorante të nivelit botëror. Franca mburret me shtatë restorante të klasit të parë, pesë prej të cilave në mesin e 20 më të mirëve në botë.

Tetë nga restorantet më të zgjedhura gjenden në SHBA, dhe katër në Amerikën e Jugut

Për një renditje të tillë restorantesh magazina britanike “Restaurant Magazine” kishte marrë mendimin e 800 kritikëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Rexhepi është duke ndjekur në gjurmët e Ferran Adria, kuzhiner ne restorantin katalonjes El Bulli , i cili ka qendruar në krye të listës pesë herë duke u pranuar gjerësisht si kuzhinieri të mirë në botë

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *