Home / Sport / Renova nën ‘ethet’ e triumfit në Kupë

Renova nën ‘ethet’ e triumfit në Kupë

“Fitore e ëmbël që na sjell një titull që Renova se kishte fituar më parë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre që fiton Kupën e Maqedonisë, ndërsa isha edhe pjesë në fitimin e kampionatit para dy viteve. Goli i shënuar në finale do të jetë një kujtim shumë i mirë për mua, pasi vërtet ky sukses na bën shumë të lumtur të gjithëve në ekip”, deklaroi tejet i gëzuar me suksesin e arritur, mesfushori me tipare sulmuese Argjend Gafuri.

Dy ditë pas fitimit të titullit të Kupës së Maqedonisë, në taborin e Renovës mbizotron atmosferë festive. Futbollistët ende janë në impresionet e finales së Kupës së zhvilluar në Shtip kundër Rabotniçit. Renova e cila në kampionat është larg pozitave që çojnë në Evropë, me të drejtë gjithë koncentrimin e drejtoi kah Kupa e Maqedonisë, ku pasi në gjysmëfinale eliminoi Vardarin e favorizuar, tani në finalen e madhe të zhvilluar në Shtip, mundi Rabotniçkin me rezultatin bindës 3:1, me golat e Bajramit, Simovskit dhe Gafurit. “Fitore e ëmbël që na sjell një titull që Renova se kishte fituar më parë. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre që fiton Kupën e Maqedonisë, ndërsa isha edhe pjesë në fitimin e kampionatit para dy viteve. Goli i shënuar në finale do të jetë një kujtim shumë i mirë për mua, pasi vërtet ky sukses na bën shumë të lumtur të gjithëve në ekip”, deklaroi tejet i gëzuar me suksesin e arritur, mesfushori me tipare sulmuese Argjend Gafuri, ndërsa mbrojtësi i ri Ersen Asani shtoi se ndjehet i privelegjuar që kishte rastin të luajë në finale. “Deri kohë më parë unë kisha shumë pak hapsira në ekipin e parë, ndërsa tani luajta në finale. Realisht kam pritur një gjë të këtillë, pasi kohëve të fundit stafi teknik gjithnjë e më shumë më jep shans për të luajtur. I falemenenderoj për rastin e dhënë, ndërsa besoj se u’a kam kthyer me paraqitje të mira”, sqaroi Asani, duke komentuar më pas finalen. “S’kam fjalë për të përshkruar këtë kënaqësi, pasi vërtet ndjehem shumë i lumtur. Kjo ndjenjë nuk përshkruhet, por mund vetëm të përjetohet dhe unë jam krenar që kisha mundësi të përjetoj një gjë të këtillë në moshë të re. Besoj se ky është një fillim i mirë i karierës sime si profesionist”, shtoi Asani. Trofeun e madh kapitenit të Renovës Fisnik Nuhiut, i’a dorëzoi kryetari i qytetit të Shtipit Zoran Aleksov. Përveç trofeut dhe medaljeve të arta, futbollistët e Renovës me këtë sukses siguruan edhe dalje në Kupat Evropiane, më saktësisht në Liga Evropa. “Jemi të lumtur që arritëm të fitojmë këtë trofe dhe me këtë ta shpëtojmë gjithë sezonin. Posaçërisht ndjehemi krenar që arritëm të triumfojmë në garën në të cilën u përcaktuam që në fillim të sezonit dhe me këtë siguruam dalje në Evropë. Kjo skuadër pa marrë parasysh disa rënie të momentit, me disa ndryshime që ka pësuar këto vite, gjithsesi do të mbetet përjetësisht e shënuar në historikun e KF Renova, pasi në dallim kohor prej dy vitesh, arriti të fitojë dy tituj, kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë. Dhe unë jam shumë krenar që kisha nderin të jem kapiten i këtij ekipi në sukseset më të mëdha në histori”, deklaroi bartësi i shiritit të kapitenit te KF Renova, Fisnik Nuhiu, i cili njëjtë si para dy vitesh edhe tani kishte nderin që i pari të çojë lartë trofeun e Kupës së Maqedonisë. Renova me këtë sukses u bë skuadra e tretë shqiptare që fiton këtë trofe, pasi më parë e tre herë e ka fituar Slloga (KF Shkupi), ndërsa në vitin 2005 në këtë garë triumfoi Bashkimi i Kumanovës. Kujtojmë se në vitin 2006, Shkëndija u mund në finale nga Makedonija Gj.P.. Kupa e Maqedonisë deri tani është fituar nga: Vardari (5 herë), Slloga (KF Shkupi) (3), Sileks dhe Rabotniçki (nga 2), ndërsa Pelisteri, Bashkimi, Pobeda, Makedonija Gj.P, Teteksi, Cementarnica, Metalurgu dhe tani më edhe Renova kanë triumfuar nga një herë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *