Home / Sport / Renova rrëmben Kupën dhe prek Liga Evropën

Renova rrëmben Kupën dhe prek Liga Evropën

Klubi i Futbollit Renova është fitues i edicionit të 20-të të Kupës së Maqedonisë, pasi në finalen e madhe të zhvilluar në Shtip, mundën Rabotniçkin me rezultatin 3:1. Përveç trofeut, skuadra e Renovës me këtë sukses ka siguruar dalje në skenën ndërkombëtare, më saktësisht në kualifikimet për Liga Evropa.

Skuadra e Renovës ka arritur një tjetër sukses historik, pasi të mërkurën për herë të parë fitoi trofeun e Kupës së Maqedonisë, duke i’a bashkuar këtë sukses titullit të kampionit të arritur dy vite më parë. Renova e cila në kampionat është larg pozitave që çojnë në Evropë, me të drejtë gjithë koncentrimin e drejtoi kah Kupa e Maqedonisë, ku pasi në gjysmëfinale eliminoi Vardarin e favorizuar, tani në finalen e madhe të zhvilluar në Shtip, mundi Rabotniçkin me rezultatin bindës 3:1. ‘Gjipspunusit’ që në fillim bënë me dije se do të sulmojnë portën kundërshtare për të gjetur epërsinë e shpejtë. Dhe pas disa kanosjeve fillestare, në minutën e 12-të Renova kaloi në epërsi me anë të Muharem Bajramit, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Gafurit nga këndi. Pak më vonë kapiteni Nuhiu kishte mundësi të 100% për të shënuar, mirëpo humbi mundësi nga e cila zgjidhja më e lehtë ishte të shënojë. Në pjesën e dytë Rabotniçki filloi të sulmojë dhe pas disa kanosjeve, në minutën e 58-të Todorovski assistoi për Manevskin, i cili barazoi rezultatin në 1:1. Ky gol u dha krahë futbollistëve të Rabotniçkti të cilët shpeshtuan sulmet e tyre në kërkim të përmbyesjes së plotë të rezultatit. Mirëpo Renova këtu tregoi pjekuri duke mbyllur të gjiha shtugjet drejt portës së saj, ndërsa në kundërsulm kërkonte rastin për të shënuar. Dhe në minutën e 65-të në një situatë të tillë, Nuhiu për mrekulli vertikalizoi për Simovskin, i cili me një parabolim të bukur çoi topin në rrjetë të kundërshtarit, për epërsi të re të Renovës. Ky gol sikur u’a preu këmbët miqve të cilët assesi nuk arrinin të rrezikojnë në vazhdim, megjithse tentonin të mbesin në sulm. Renova mbrohej mirë dhe nuk lejonte rrezik për portën e saj, ndërsa shpresonte që me golin e rradhës të mbyllë fatin e takimit. Kështu ndodhi në kohën shtesë të ndeshjes, kur Gafuri solli një mjeshtëri të vogël në zonën kundërshtare dhe me goditje të fortë shënoi për fitore përfundimtare Renovë 3, Rabotniçki 1. Menjëherë pas nisjes nga qendra, arbitri kryesor dha shenjë për mbylljen e takimit, që solli festë të madhe në taborin e xhepçishtasve. Trofeun e madh kapitenit të Renovës Fisnik Nuhiut, i’a dorëzoi kryetari i qytetit të Shtipit Zoran Aleksov. Përveç trofeut dhe medaljeve të arta, futbollistët e Renovës me këtë sukses siguruan edhe dalje në Kupat Evropiane, më saktësisht në Liga Evropa. Renova me këtë sukses u bë skuadra e tretë shqiptare që fiton këtë trofe, pasi më parë e tre herë e ka fituar Slloga (KF Shkupi), ndërsa në vitin 2005 në këtë garë triumfoi Bashkimi i Kumanovës. Kujtojmë se në vitin 2006, Shkëndija u mund në finale nga Makedonija Gj.P.. Kupa e Maqedonisë deri tani është fituar nga: Vardari (5 herë), Slloga (KF Shkupi) (3), Sileks dhe Rabotniçki (nga 2), ndërsa Pelisteri, Bashkimi, Pobeda, Makedonija Gj.P, Teteksi, Cementarnica, Metalurgu dhe tani më edhe Renova kanë triumfuar nga një here.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *