Home / Lajme / Maqedoni / Rrëfime dhe denoncime për dhunë dhe terror

Rrëfime dhe denoncime për dhunë dhe terror

4 maj-Më provokonin me pyetje të ndryshme dhe palidhje, se pse kam komunikuar me familjarët e mi në telefon dhe gjithë ato biseda kanë qenë të zakonshme dhe aspak me ndonjë synim, që siç e shpjegonin ata. Pastaj ka qenë trishtuese se si nuk pati asnjë femër police për të bërë dorëzimin dhe përcjelljen tonë”, rrëfen Sureja.

Nënat dhe vajzat e arrestuara në operacionin “Monstër” rrëfejnë dhe dëshmojnë për dhunë dhe terror të ushtruar gjatë operacionit “Monstra” të MPB-së.

Rrëfimet e tyre janë rrënqethëse lidhur me ndërhyrjen e njësiteve speciale në shtëpitë e tyre në orët e hershme të mëngjesit të 1 majit.

Sureja Hasipi, 20 vjeçarja nga Hasanbegu deklaroi pse ka qenë e terrorizuar psiqikisht dhe e maltretuar nga ana e pjesëtarëve të policisë.

“Jam maltretuar dhe kjo ka ndodhur kur disa policë më kanë goditur në trupin tim. Nuk jam në gjendje të rrëfejë gjithë atë tmerr. Nga shumë pyetje provokative gjithashtu kam qenë e tmerruar. Më provokonin me pyetje të ndryshme dhe palidhje, se pse kam komunikuar me familjarët e mi në telefon dhe gjithë ato biseda kanë qenë të zakonshme dhe aspak me ndonjë synim, që siç e shpjegonin ata. Pastaj ka qenë trishtuese se si nuk pati asnjë femër police për të bërë dorëzimin dhe përcjelljen tonë”, rrëfen Sureja.

Familja Hasipi thotë se trishtuese për familjen e saj ka qenë edhe ndërhyrja në orët e hershme të mëngjesit. “Pse të hyhet ashtu, kur ka mundur që të na dërgojnë ftesa apo të ndërhyjnë në mënyrë të rregullt, por kjo tregon qëllimin e tyre dhe prapavijat e caktuara”, thekson Mersim Hasipi, i cili shton se nga shtëpia e tyre është konfiskuar kompjuteri familjar si dhe materiale, fletore shkolle, libra të ndryshëm, që akoma nuk janë kthyer nga organet e rendit.

Feride Bilalli, 60 vjeçarja nga fshati Hotël i Komunës së Likovës rrëfen se kishte përjetuar një tmerrë gjatë ndërhyrjes së njësiteve speciale në shtëpinë e tyre. “Ndjejë dhimbje të madhe për mbesën time 3 vjeçare e cila kurrë se harron atë trishtim të ndërhyrjes dhe nusja e djalit tim që është shtatëzënë dhe tre javë para lindjes. Kurrë nuk e harrojë atë ditë se si hynë sikur të jemi kush e di kush e çfarë terroristë. Zoti i dënoftë”, rrëfen Feride Bilalli, e cila thotë se është ndjerë keq nga pyetjet e provokimet e policëve dhe gjykatësve hetues. Ajo thotë se ndjehet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se ka përjetuar përkeqësime të rënda të shëndetit gjatë pranisë së saj në gjykatë. “Mendova se aty do të ndërroja jetë dhe isha shumë keq, dhe më në fund më lanë të lirë, por nuk dij se çfarë do të ndodhë më pas, sepse kjo e zezë që na u shkaktua, asnjëherë nuk do të shlyhet nga familja jonë”, thekson Feridja, duke apeluar që përgjegjësit shqiptarë në politikë dhe institucione të mos na injorojnë dhe të mos heshtin, por të flasin për këto padrejtësi dhe pafajësi që na kanë ndodhur.

Përjetime të njejta ka rrëfyer edhe familja Demiri nga Haraçina, ku në mesin e të arrestuarëve ka qenë edhe Kimete Demiri, familjare e afërt e njërit nga të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë Halil Demiri.

“Jam e tmerruar dhe si nuk kanë pasur mëshirë që të na godasin edhe në korridoret e gjykatës. Dhunë psikologjike po se po, por edhe na godisnin në korridoret e gjykatës, duke na thënë të pranojmë. Nuk u ndalëm derisa dëgjuam një person me maskë duke i thënë se boll goditët”, thekson Kimetja.

Familjarët do të kërkojnë shpjegime se si kanë hyrë nëpër dhomat e grave dhe vajzave shqiptare, pa asnjë paralajmërim. Rrëfimin e tyre familjarët theksojnë se do t`ia shpjegojnë përfaqësive diplomatike në Shkup, organizatave për të drejtat e njeriut dhe mediave të huaja

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *