Home / Lajme / Maqedoni / Server bëri thirrje që çështja e Maqedonisë në Çikago të lidhet me afat kohor për zgjidhjen e kontestit

Server bëri thirrje që çështja e Maqedonisë në Çikago të lidhet me afat kohor për zgjidhjen e kontestit

15 maj-Duke iu referuar deklaratave të politikanëve shqiptarë në Maqedoni, Server thotë se hyrja në NATO është e rëndësishme që të parandalohen thirrjet rritëse për krijimin e lëvizjes panshqiptare.

Analisti amerikan Daniel Server bëri thirrje që Maqedonia të marrë ftesë në Çikago, për të cilën, sipas tij, nevojitet në samitin Maqedonia dhe Greqia të obligohen se do ta zgjidhin kontestin në një periudhë të caktuar kohore pas samitit.

“Greqia sot është në situatë të pakëndshme. Është e qartë se ajo e shkel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe se eksporton jostabilitet drejt fqinjëve dhe miqve të saj. Do të jetë me të vërtetë vështirë që të parandalohet derdhja e jostabilitetit ekonomik nga Greqia, ku votuesit i refuzojnë masat për kursim dhe shkaktojnë probleme serioze për euron dhe për Bashkimin Evropian. Por, mund të shmanget derdhja e jostabilitetit politik. Tensionet etnike në Maqedoni u rritën, pjesërisht edhe për shkak të pamundësisë së vendit për të hyrë në NATO”, shkruan Server.

Duke iu referuar deklaratave të politikanëve shqiptarë në Maqedoni, Server thotë se hyrja në NATO është e rëndësishme që të parandalohen thirrjet rritëse për krijimin e lëvizjes panshqiptare.

Sipas Serverit, nacionalizmi shqiptar rritet edhe në Kosovë, rreth çështjes së statusit të pjesës veriore të Kosovës.

Analisti amerikan vlerëson se ndarja eventuale në Maqedoni apo në Kosovë do të reflektohej edhe në integritetin e Bosnjës, por edhe të Qipros. “Që këtu, refuzimi grek për ta pranuar Maqedoninë në NATO dhe refuzimin grek për ta njohur pavarësinë e Kosovës mund ta minojë njërin prej qëllimeve më të rëndësishme për Athinën, e ai është bashkimi i Qipros. Greqia prandaj qetë duhet ta ndryshojë politikën dhe në samitin në Çikago të lejojë pranim nën emrin IRJM, me obligim të fuqishëm se kontesti për emrin do të zgjidhet në një afat të caktuar kohor. Është koha që Athina të fillojë të eksportojë stabilitet”, vlerëson Server, profesor i shkollës për studime ndërkombëtare në universitetin Xhons Hopkins, i cili apel të këtillë dërgoi edhe në tekstin e nënshkruar bashkërisht me diplomatin danez Soren Jesen Petersen.

Server nënvizon se presioni nga ana e presidentit Barak Obama do të mundej të ndikojë në Greqinë që ta ndryshojë qëndrimin e samitit në Çikago.

Sipas Serverit, Greqia me vendimin e këtillë duhet të marrë pikë pozitive në SHBA, ndërsa njëherësh do ta ruante mundësinë që të ndikojë mbi Maqedoninë përmes negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *