Home / Lajme / Maqedoni / Shënohet Dita botërore e Astmës, prej 80 mijë deri 100 mijë të sëmurë në Maqedoni

Shënohet Dita botërore e Astmës, prej 80 mijë deri 100 mijë të sëmurë në Maqedoni

2 maj-Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se rritja e numri të sëmurëve nga astma, për të cilin tregojnë të dhënat nga qendrat rajonale, ka të bëjë me evidentimin e të sëmurëve dhe përmirësimin e diagnosifkimit të kësaj sëmundje

Në Maqedoni prej 80.000 deri 100.000 të sëmurë nga astma. Në listën pozitive të ilaçeve ka një numër të madh nga barnat e nevojshme për arritjen e kontrollit ndaj të gjithëve, por edhe të formave më të rënda të astmës.

Kjo ishte theksuar sot në konferencën për shtyp të Klinikës për pulmologji dhe alergologji me rastin e Ditës Botërore të Astmës që sivjet shënohet nën monoton “Ti mundesh ta kontrollosh astmën tënde”.

Kryetari i Shoqatës respiratore të Maqedonie Tome Stefanovski sot në konferencën për shtyp tha se astma paraqet problem të rëndë shëndetësor, shoqëror, social, dhe ekonomik.

“Sëmundja fillon prej moshës së vogël. Përqindja më e madhe e rasteve të reja të regjistruara janë në moshë nën 18 vjet. Vlerësohet se në botë nga astma vuajnë rreth 300 milionë njerëz. Projektimet janë se deri në vitin 2025 ai numër do të rritet për 100 milionë” theksoi Stefanovski.

Drejtoresha e Klinikës për Pulmologji dhe Alergologji Biserka Qaeva theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm mjekësor te cilën të punësuarit e kryejnë gjatë gjithë vitit në më shumë se 14 qendra të astmës në Maqedoni. Është planifikuar edhe hapja e disa qendrave të reja për astmë në shtet. Qaeva e theksoi edhe rëndësinë e terapisë inhalatore në Maqedoni të cilën pacientët e kanë në dispozicion.

Koordinatori kombëtar i astmës Angjelko Gjorçev tha se Klinika mundet të matet me të gjitha institucionet relevante shëndetësore në botë edhe në pikëpamje të diagnosifikimit, terapisë dhe kujdesit të përgjithshëm të të sëmurëve.

Kjo sëmundje së bashku me sëmundjet e tjera alergjike, përmendi ai, paraqet epidemi të shekullit 21.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve theksoi se rritja e numri të sëmurëve nga astma, për të cilin tregojnë të dhënat nga qendrat rajonale, ka të bëjë me evidentimin e të sëmurëve dhe përmirësimin e diagnosifkimit të kësaj sëmundje

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *