Home / Sport / Shevçenko, trajner i Çelsit?!

Shevçenko, trajner i Çelsit?!

Gazeta “Daily Mail” ka publikuar lajmin e bujshëm se Andri Shevçenko është kandidat për trajner te skuadra e Çelsit, si një prej të preferuarve të pronarit Roman Abramoviç.

Sulmuesi ukrainas është duke u pajisur me licencën e trajneri dhe do të pranojë një rol në klubin anglez kur të përfundojë karrierën si futbollist. 35 vjeçari është ende pjesëtar i Dinamos së Kievit, por ka qenë një vizitor i rregullt i ambienteve të stërvitjes së klubit londinez gjatë sezonit të fundit. Ai ka monitoruar stërvitjet që ka ndjekur rregullisht gjatë periudhës së riaftësimit nga një dëmtim.

Pavarësisht eksperiencës së tij zhgënjyese te Çelsi, ku sulmuesi që u kushtoi anglezëve 30 milionë paund shënoi vetëm 9 gola në 48 ndeshje, ai mbetet një nga miqtë më të afërt të pronarit të skuadrës, Roman Abramoviç.

Shevçenko do të jetë kapiten i Ukrainës në Euro 2012 dhe vetëm pas përfundimit të turneut do të vendosë nëse do të vazhdojë më futbollin e luajtur apo jo.

Sipas gazetës angleze, lojtari u ka treguar ish-shokëve të tij të skuadrës se do të marrë detyrën e trajnerit në këtë klub kur të mbyllë karrierën e tij si futbollist, periudhë gjatë të cilës ka fituar tituj kampion dhe kupa në Itali, ashtu si edhe Ligën e Kampioneve, ndërsa ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2004, kur luante me Milanin.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *