Home / Sport / Shkëndija e treta, Renova me më shumë gola

Shkëndija e treta, Renova me më shumë gola

Kanë përfunduar garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, pasi të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e javës së 33-të. Vardari festoon titullin e kampionit, ndërsa Shkëndija ndalet në pozitën e tretë. Renova mbyll sezonin në vendin e katërt, por gjithsesi me 56-të gola të shënuar bëhet ekipi më efikas i këtij sezoni.

Edhe pse Metalurgu humbi 2:1 nga Vardari në xhiron e fundit, Shkëndija nuk arriti të dalë në vendin e dytë. Tetovarët kishin nevojë të paktën për barazim për të kaluar në vendin e dytë, mirëpo në Kërcovë humbën bindshëm 3:0, duke u detyruar të kënaqen me pozitën e tretë në renditje, që gjithsesi tetovarëve u siguron pjesëmarje në Kupat Evropiane. Vardari para ndeshjes me Metalurgun pranoi trofeun për titullin e fituar këtë sezon, ndërsa rezultati përfundimtar i takimit ishte 2:1 për Vardarin. Për këtë skuadër ky ishte titulli i gjashtë në sezonin e 20-të të elitës së futbollit vendor. Kujtojmë se vitin e kaluar Vardari ra nga Liga e Parë, mirëpo pas fusionit me Miravcin vazhdoi garat në elitë dhe në fund stoliset me titullin e kampionit. Gjithsesi edhe ky takim nuk mundi të kalojë pa vokabularin e njohur të ‘Komitëve’, të cilët edhe në kushte kur fetonin titullin nuk ndalën ofendimet dhe sharjet ndaj shqiptarëve. Vardari si kampion do të përfaqësojë Maqedoninë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve, kuptohet nëse do të pajiset me licencën e duhur. Shkëndija në Kërcovë nisi keq dhe pranoi gol shumë shpejtë. Më vonë Napredoku avansoi 2:0, ndërsa tetovarëve në vazhdim u anuluan dy gola. Në pjesën e dytë arbitrate anulojnë tjetër gol të Shkëndijës, që në minutën e fundit Napredoku të vulosë fitoren 3:0. Si do që të jetë, Metalurgu dhe Shkëndija së bashku me fituesen e Kupës së Maqedonisë, Renovën, do të garojnë në kualifikimet për Liga Evropa. Kjo e fundit ishte shumë efikase në javën e fundit dhe deklasoi Ohrid 2004, duke e mundur me rezultat 7:1. Renova në dy xhirot e fundit shënoi 12-të gola dhe kështu me 56 gola është ekipë më efikas në kampionat, duke lënë pas Shkëndijën dhe Metalurgun që kanë nga 53 gola të realizuar. Bregallnica, Sileksi, Napredoku dhe Rabotnicki renditen nga pozita e 5-të, deri në të 8-tën, pa shanse për në Evropë, por edhe pa brenga mbijetese. Nga Liga e Parë përfundimisht largohen 11 Oktomvri dhe Ohri, ndërsa anëtar të ri të elitës së futbollit vendor janë Pelisteri dhe Drita. Ndërkohë në balotazh për plotësimin e Ligës së Parë do të luajnë skuadra e 9-të dhe e 10-të Horizonti dhe Teteksi përballë ekipit të tretë dhe të katërt të Ligës së dytë Euromilkut, gjegjësisht Skopjes. Nga FFM njoftojnë se takimi Skopje-Teteksi do të zhvillohet më 2 qershor në Manastir me fillim në orën 16:30, ndërsa një ditë më vonë në Prilep, Horizont Turnova takohet me Euromilkun. Në rast se këta ndeshje përfundojnë me rezultat të barabartë, atëherë parashihen vazhdime dy herë nga 15-të minuta, ndërsa nëse edhe këtu s’ka fitues, penaltitë do të vendosin skuadrat që vitin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e Parë.

Rezultatet:
Vardari – Metalurgu 2:1,
Napredoku – Shkëndija 3:0,
Ohri 2004 – Renova 1:7,
Bregallnica – 11 Oktomvri 4:1,
Teteksi – Sileksi 2:1,
Horizonti – Rabotniçki 5:4.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *