Home / Sport / Shkëndija i’a uron Kupën Renovës me 4 gola

Shkëndija i’a uron Kupën Renovës me 4 gola

Shkëndija mundi Renovën me rezultatin 4:0 në derbin e madh shqiptar të javës së 29-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Vardari barazoi 2:2 me Rabotniçkin, ndërsa Metalurgu mundi 1:0 Sileksin. Në fund të tabelës Teteksi mori fitore të vlefshme në Shtip përballë Bregallnicës.

Liga e Parë, java e 29-të

Derbi tetovar i takoi Shkëndijës

Shkëndija mundi Renovën me rezultatin 4:0 në derbin e madh shqiptar të javës së 29-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Vardari barazoi 2:2 me Rabotniçkin, ndërsa Metalurgu mundi 1:0 Sileksin. Në fund të tabelës Teteksi mori fitore të vlefshme në Shtip përballë Bregallnicës.

Derbi i javës së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet skuadrave tetovare Shkëndijës dhe Renovës, ka përfunduar me fitore të lartë të kampionëve në fuqi, me rezultatin 4:0, ndërsa vlen të ceket se si kurrë më parë takimi kaloi në atmosferë korekte dhe sportive. Ndryshe ndeshja si që pritej nisi me dominim të Shkëndijës e cila kishte nevojë për fitore, ndërsa Renova pas suksesit në Kupë hyri disi më e relaksuar, deri sa trajneri Kostov në fushë nxori formacion të kombinuar, kurse në sy binte mungesa e Zendelit në portë, pasi i’u dha mundësi nga fillimi të mbrojë i riu Salejdin Mustafi. Pas gjysmë ore lojë kur të dyja skuadrat humbën mundësi të mira për të shënuar, Shkëndija kaloi në epërsi në minutën e 34 pas kur pas disa kombinimeve të mira në zonë, Oliver Peev shënoi në rrjetë të Renovës. Miqtë provuan të rrikthehen, mirëpo ishte përsëri Shkëndija skuadra që shënoi gol, pas një topi të kthyer në zonë, Taipi realizoi për epërsi 2:0. Deri në fund të pjesës së parë kishim mundësi të regjistrojmë edhe golin e tretë të ekipit ‘kuqezi’, kur Oliver Peev shënoi për 3:0. Në pjesën e dytë loja ishte e hapur nga të dyja palët, të dyja skuadrat kishin mundësi të mira për të shënuar, mirëpo vetëm Ersen Sali arriti të realizojë në minutën e 66-të, duke shënuar për rezultatin përfundimtar Shkëndija 4, Renova 0. Në fund të dyja skuadrat u përshëndetën me duartrokitje, ndërsa nga tabori i Shkëndijës ishin të kënaqur me fitoren dhe tre pikët e mara nga kjo përballje. “Fitore bindëse nga ana jonë e cila në sjell tre pikë të reja në tabelë. Luajtëm mirë, shënuam katër gola ndërsa mundeshim edhe më shumë. Mendoj se kohëve të fundit gjejmë rritmin e duhur, kemi përmirësim në efikasitet, pasi në dy përballjet e fundit kemi shënuar 8-të gola. Shpresoj të vazhdojmë me këtë rritëm, duke besuar që në fund të kapim vendin e dytë në renditje”, deklaroi pas takimit me Renovën, trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani. Në ndeshjet tjera derbi i Shkupit ndërmjet Vardarit dhe Rabotniçkit u mbyll me barazimin 2:2, Metalurgu mundi 1:0 Sileksin, ndërsa Teteksi fitoi pikë të rëndësishme në duelin me Bregallnicën, duke fituar në Shtip me rezultatin 2:1. Napredoku nuk kishte problem me 11 Oktomvrin të cilët i mundën 2:0, ndërsa Ohrid 2004 luajti 1:1 me Horizont Turnovën.

Rezultatet:
Shkëndija-Renova 4:0,
Vardari-Rabotniçki 2:2,
Metalurgu-Sileksi,
Bregallnica-Teteksi 1:2,
Napredoku-11 Oktomvri,
Ohrid 2004-Horizont T. 1:1.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *