Home / Sport / Shkëndija kërkon fitore në Shkup

Shkëndija kërkon fitore në Shkup

Metalurgu të shtunën e kaluar humbi nga Renova në Tetovë, ndërsa një ditë më vonë Shkëndija fitoi Bregallnicën dhe doli në pozitën e dytë me 63 pikë të tubuara, një më shumë se Metalurgu në vendin e tretë. Mirëpo duket se kjo luftë nuk ka përfunduar me kaq, pasi në tre xhirot e mbetura të dyja ekipet do tentojnë të sigurojnë pozitën e skuadrës nën-kampione. Dhe nxitjet e para në këtë drejtim vijnë të mërkurën, kur në stadiumin e lagjes Autokomandë, në derbin e javës së 31 zhvillohet përballja direkte mes skuadrave të kreut, kur Metalurgu pret Shkëndijën.

S’ka pushim për skuadrat e futbollit elitar në vend, pasi të mërkurën në program janë ndeshjet e javës së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni. Vardari të dielën siguroi titullin e kampionit, kështu që tani e gjithë vëmendja përqëndrohet në luftën e Shkëndijës me Metalurgun për pozitën e dytë në renditje, si dhe në pjesën e poshtme të renditjes ku skuadrat luftojnë për mbijetesë. Metalurgu të shtunën e kaluar humbi nga Renova në Tetovë, ndërsa një ditë më vonë Shkëndija fitoi Bregallnicën dhe doli në pozitën e dytë me 63 pikë të tubuara, një më shumë se Metalurgu në vendin e tretë. Mirëpo duket se kjo luftë nuk ka përfunduar me kaq, pasi në tre xhirot e mbetura të dyja ekipet do tentojnë të sigurojnë pozitën e skuadrës nën-kampione. Dhe nxitjet e para në këtë drejtim vijnë të mërkurën, kur në stadiumin e lagjes Autokomandë, në derbin e javës së 31 zhvillohet përballja direkte mes skuadrave të kreut, kur Metalurgu pret Shkëndijën. Të dyja skuadrat paralajmërojnë lojë për fitore, kështu që me të drejtë pritet lojë cilësore nga të dyja palët. “Ne gjatë kohë kemi ndjekur pozitën e dytë në renditje dhe tani kur më në fund arritëm ta prekim, sigurisht se do të bëjmë gjithcka që mos ta lëshojmë lehtë. Tani na pret derbi me Metalurgun, përballja direkte për pozitën e dytë dhe ne jemi të gatshëm për këtë sfidë. Mendoj se do të jetë ndeshje e vështirë, Metalurgu ka ekip cilësor dhe jorastësisht janë në kreun e tabelës, mirëpo realisht vlerësoj se Shkëndija ka ekip më kualitativ dhe këtë do të tentojmë ta dëshmojmë në duelin e drejtëpërdrejtë me Metalurgun. Shkëndija në këtë sfidë do të luaj për fitore, njëjtë si në gjithë takimet tjera”, foli me optimizëm zëvendëstrajneri i Shkëndijës, Erhan Selimi. Përballja ndërmjet Metalurgut dhe Shkëndijës zhvillohet të mërkurën në Autokomandë të Shkupit, me fillim në orën 17:00. Ndryshe ndeshja Metalurgu-Shkëndija nuk është derbi i vetëm i kësaj jave, pasi në Shkup në program është edhe një tjetër derbi, pasi Vardari ndeshet me Renovën. Do të jetë kjo në një mënyrë përballje improvizuese e Super-Kupës së Maqedonisë, pasi përballë njëra tjetrës do të jenë kampioni i ri Vardari dhe fituesja e Kupës për këtë sezon, Renova. “Megjithse ne me fitimin e Kupës kemi plotësuar ambiciet tona dhe gjithashtu kemi siguruar pozitën e katërt në renditje, kjo ndeshje nuk ka kurfarë vlere garuese. Mirëpo ne në asnjë mënyrë nuk do të nëvlerësojmë kampionatin dhe planifikojmë të luajmë ndershëm deri në fund. Normal ndoshta me ndryshime në formacion ku më shumë mundësi do të jepet futbollistëe të rrinjë, mirëpo ne do të kërkojmë rezultat pozitiv përballë Vardarit, për të treguar se kemi cilësi dhe triumfi në Kupën e Maqedonisë nuk ishte i rastësishëm”, u shpreh mesfushori i ri i Renovës, Sajmir Fetahi. Në ndeshjet tjera Bregallnica përballet me Horizont Turnovën, Teteksi takohet me 11 Oktomvrin, Ohrid 2004 pret Rabotnickin, ndërsa Napredoku do të ndeshet me Sileksin. Të gjitha sfidat zhvillohen të mërkurën me fillim në orën 17:00.

Dyshet e javës së 31:
Bregallnica – Horizont Turnova
Teteksi – 11 Oktomvri
Ohri 2004 – Rabotniçki
Napredoku – Sileksi
Vardari – Renova
Metalurgu – Shkëndija.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *