Home / Sport / Shkëndija kërkon pozitën e dytë

Shkëndija kërkon pozitën e dytë

Shkëndija javën e fundit do të mbyll në Kërçovë, në sfidën me Napredokun, që është pa ngarkesë në këtë përballje dhe mundet lirisht ti ‘dhurojë’ pikët tetovarëve që besojnë ende se mund të ndalen në pozitën e dytë.

Java e fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë, do të sjell me vehte sfidën e madhe në mes skuadrës kampione dhe asaj në vendin e dytë, Vardarit dhe Metalurgut. Vendasit në këtë përballje do të mundohen që në mënyrë më të mirë të mbyllin sezonin me fitore dhe të fillojnë festimin e titullit të parë pas pritjes 9 vjeçare. Për këtë gjë është përgatitur një koreografi speciale dhe festë e madhe në rrugët e Shkupit. Në anën tjetër Metalurgu në këtë përballje do të shkojë do të kërkojë fitore, pasi që dëshiron që të mbyll sezonin në vendin e dytë. Ndërkohë këtë rast do të mirëpret Shkëndija, e cila javën e fundit do të mbyll në Kërçovë, në sfidën me Napredokun, që hyn pa ngarkesë në këtë përballje dhe mundet lirisht ti ‘dhurojë’ pikët tetovarëve që besojnë ende se mund të ndalen në pozitën e dytë. Ndërkohë fituesi i Kupës së Maqedonisë, Renova është në super-formë dhe pas ‘manitës’ (pesë golave ndaj Napredokut) tani kërkon të njëjtën edhe ndaj Ohrid 2004, të cilët mendojnë për sezonin e ri në Ligën e Dytë dhe nuk kanë asnjë motiv shtesë që të zhvillojë këtë sfidë në nivel të lartë. Andaj çdo rezultat tjetër, pos fitores së Renovës, edhe atë bindëse, duke para formën e skuadrës, mund të jetë një befasi e madhe e javës së fundit në Ligën e Parë. Ndërkohë në përballjet e tjera, Horioznt Turnova do të zhvillojë një sfidë mjaft nxitëse kundër Rabotniçkit, pasi që vendasit dëshirojnë me fitore të mbyllin sezonin e rregullt. Në të njëjtën kohë, kjo sfidë do të jetë një parapërgatitje për Napredokun para sfidave të balotazhit për mbijetesë në Ligën e Parë. E njëjta do të vlejë edhe për Teteksin, i cili këtë javë është në terrenin vendas kundër Sileksit. Një sfidë pa asnjë vlerë do të zhvillonë Bregallnica dhe 11 Oktomvri, kur dihet se Bregallnica është në pjesën e epërme dhe e sigurtë në Ligën e Parë, ndërsa 11 Oktomvri është shumë më parë anëtar i Ligës së Dytë. Të gjitha sfidat do të zhvillohet në terminin e njëjtë, ora 17.00.

Java 33 –të, ora: 17.00
Vardari – Metalurgu
Napredoku – Shkëndija
Ohri 2004 – Renova
Bregallnica – 11 Oktomvri
Teteksi – Sileksi
Horizonti – Rabotniçki.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *