Home / Sport / Shkëndija luajti, Metalurgu fitoi

Shkëndija luajti, Metalurgu fitoi

Me këtë humbje, Shkëndija ka rënë në pozitën e tretë në renditje, pasi tani pozita e dytë i takon Metalurgut. Ndryshe ndeshja e zhvilluar në stadiumin në Autokomandë të Shkupit, solli futboll shumë kualitativ, me rritëm të jashtëzakonshëm dhe shumë raste shënimi.

Shkëndija ka pësuar disfatë 1:0 nga Metalurgu në Shkup, në ndeshjen kryesore të javës së 31-të në Ligën e Parë të futbollit në vend. Me këtë humbje, Shkëndija ka rënë në pozitën e tretë në renditje, pasi tani pozita e dytë i takon Metalurgut. Ndryshe ndeshja e zhvilluar në stadiumin në Autokomandë të Shkupit, solli futboll shumë kualitativ, me rritëm të jashtëzakonshëm dhe shumë raste shënimi. Në këtë drejtim Shkëndija ishte ekipi më i mirë në teren dhe që vazhdimisht diktonte tempon e lojës, madje duke krijuar shumë raste shënimi. Mirëpo për fat të keq të tetovarëve, të mërkurën sulmuesi Ersen Sali nuk kishte ditën e tij dhe humbi shumë mundësi të mira, me të cilat Shkëndija jo që do të shmangte humbjen, por ndoshta nga ky takim do të dilte me fitoren më bindëse në këtë kampionat. Në pjesën e parë Sali dy herë u gjet i vetmuar një me një para portierit vendas, mirëpo në të dyja rastet në vend rrjetën sulmuesi i Shkëndijës goditi në këmbë të portierit Pavloviq. Kur këta raste në shënohen vjen dënimi dhe Metalurgu dy minuta para pushimit me anë të Çurlinovit kaloi në epërsi. Shkëndija për pak sa nuk barazoi në anën tjetër pas kombinimit të mirë të Allomeroviqit dhe Selmanit, mirëpo goditja e këtij të fundit u ndal nga Pavloviq. Pjesa e dytë solli vetëm një skuadër në fushë, me Shkëndijën që vazhdimisht krijonte lojë dhe presion, ndërsa vendasit ishin strukur në mbrojtje. Sali përsëri ishte njeriu që kishte fatin e ndeshjes, mirëpo në rastin e parë goditja e tij u ndal në traversë, ndërsa pak më vonë Pavloviq fitoi tjetër duel një me një me sulmuesin ‘kuqezi’. Dhe kur raste të këtilla nuk realizohen, atëherë nuk mund të kërkohet rezultat pozitiv. Kështu në fund Shkëndija u desh të pajtohet me disfatë nga ky takim, që në fakt ishte humbja e parë në duelet me Metalurgun në Ligën e Parë. Derbi tjetër në Shkup, ndërmjet Vardarit dhe Renovës është mbyllur me barazimin 1:1, dhe merita më e madhe për këtë shkon në adresë të portierit të Renovës, Suat Zendelit. Pas avantazhit të vendasve 1:0 me anë të Kostovskit, Zendeli ndali penaltinë e ekzekutuar nga Ogbona, që pas disa minutave në anën tjetër Emini të shënojë gol të bukur për barazim të rezultatit, që në fund u tregua epilogu përfundimtar i kësaj përballeje. Në ndeshjet tjera Bregallnica mundi 2:1 Horizont Turnovën, ndërsa Ohrid 2004 pas humbjes 0:2 nga Rabotniçki, me një këmbë është në Ligën e Dytë. Teteksi fitoi 2:0 11 Oktomvrin, ndërsa Napredoku ishte bindës përballë Sileksit, duke fituar me rezultatin 3:0

Rezultatet:
Metalurgu-Shkëndija 1:0,
Renova-Vardari 1:1,
Bregallnica-Horizont T. 2:1,
Ohrid 2004-Rabotniçki 0:2,
Teteksi-11 Oktomvri 2:0,
Napredoku-Sileksi 3:0.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *