Home / Sport / Shkëndija s’njeh kampiona, e mund Vardarin

Shkëndija s’njeh kampiona, e mund Vardarin

Vardari dorëzohet në Tetovë, pas 31 ndeshjeve pa disfatë në kampionat. Shkëndija është skuadra që ndal këtë hov të Vardarit prej 21 fitoreve dhe 10 barazimeve, duke i mundur kampionët e ri të Maqedonisi në derbin e javës së 32-të në Ligën e Parë. Megjithë këtë sukses, tetovarët mbesin në pozitën e tretë, pasi Metalurgu mundi Bregallnicën. Pas javës së 32-të u bë e njohur se përveç 11 Oktomvrit të rënë tani më një kohë, në vitin e ardhshëm pjesë e Ligës së Dytë do të jetë edhe skuadra e Ohrid 2004.

Shkëndija e Tetovës edhe përkundër faktit se këtë vit nuk arriti të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar, megjithatë në përballjen me kampionin e ri Vardarin, konfirmoi se mbetet skuadra më e fuqishme në vend. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë në kuadër të javës së 32-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni, mundën Vardarin në Tetovë me rezultat 1:0, duke u’a shuar shkupjanëve ëndrën për të mbyllur sezonin pa disfatë. Një gol i mrekullueshëm i Ilir Elmazovskit nga gjuajtja e lirë në minutën e 47-të ishte i mjaftueshëm për të gjunjëzuar Vardarin e pamposhtur deri tani. “Kjo fitore tregon forcën e skuadrës tonë dhe ne jemi të lumtur që arritëm të konfirmojmë se mund të mposhtim Vardarin, madje duke treguar se jemi skuadra e vetme në këtë kampionat. Besoj te ky ekip dhe nëse nuk do të kishim gabuar në disa ndeshje në kampionat, ndoshta edhe do të kishim arritur të prekim titullin e kampionit”, deklaroi mbrotjësi Sedat Berisha, i cili ishte tejet i entuziazmuar pas triumfit ndaj kampionëve të ri të Maqedonisë. Paraqitja e shkëlqyeshme e Berishës në këtë përballja, por edhe në gjithë kampionatin vlerësohet lartë nga publiku tetovar, ndërsa respekt i madh për mbrojtësin shkupjan sollën minutat e fundit të ndeshjes kundër Vardarit, kur i gjithë publiku në korr thëriste emrin e tij. “S’kam fjalë të përshkruaj atë që ndjeva në ato çaste. Vlerësimi i publikut është satisfaksioni më i madh që mund të meret në futboll dhe unë jam shumë falemenderues për nderin që më bëri publiku tetovar. Ata e dijnë se kur jam në fushë, lë zemrën në teren për të arritur rezultat pozitiv skuadra ime, ndërsa mbështetja e publikut është një forcë shtytëse për mua. Besoj se me paraqitjet në teren deri diku kemi arsyetuar mbështetjen e tyre”, tha Berisha, duke komentuar në fund sezonin që është në përfundim. “Shkëndija ndoshta mundej më shumë, por kjo nuk është pak. Jemi në pozitat që dërgojnë në Evropë, besoj se në xhiron e fundit do të arrijmë të kapim pozitën e dytë, pasi meritojmë një gjë të tillë. Kemi patur oscilacione gjatë sezonit, mirëpo këtu mendoj se kanë ndikuar situata tjera, që s’kanë të bëjnë me futbollin. Ne si futbollistë gjithnjë kemi dhënë maksimumin dhe përkundër faktit se deshtëm mbrojtjen e titullit, duhet të jemi të kënaqur me dalje në Evropë, duke u konfirmuar përsëri në mesin e tre ekipeve më të mira në Maqedoni”, përfundoi Berisha. Shkëdija ndeshjen e rradhës e luan të mërkurën kundër Napredokut në Kërçovë, ku do të kërkojë tre pikë me shpresë se Metalurgu nuk do të mund Vardarin. Nëse del kjo matematikë, Shkëndija në fund do të marë pozitën e nën-kampionit të Maqedonisë. Ndryshe pas ndeshjeve të së dielës ka mbetur e qartë se përveç 11 Oktomvrit të rënë tani më një kohë, në vitin e ardhshëm pjesë e Ligës së Dytë do të jetë edhe skuadra e Ohrid 2004, të cilët pas humbjes 5:2 nga Sileksi në Kratovë u përshëndetën nga Liga e Parë. Ndërkohë në balotazh do të luajnë Teteksi dhe Horizont Turnova. Kampionati elitar i futbollit në Maqedoni mbyllet të mërkurën me ndeshjet e javës së 33-të.

Renova shkatëron Napredokun

Skuadra e Renovës duket se në fund të sezonit ka gjetur formën e vërtetë, pasi të dielën shkatëroi Napredokun me rezultat 5:0 në ndeshjen e zhvilluar në Bogovinë. Renova që fitoi këtë vit Kupën e Maqedonisë, tregon se është ekip kualitativ dhe përkundër faktit se s’kanë ndonjë ambicie në kampionat, deri në fund do të luajnë me nder. “Ne luajmë për veten dhe kjo fitore ka konfirmuar se kemi ekip cilësor. Luajmë mirë, e dëshmuam këtë edhe kundër Napredokut, të cilët i mundëm bindshëm. Me të njëjtin rritëm do të hyjmë edhe në takimin e fundit me Ohrin, me qëllim që të mbyllim me stil këtë kampionat, që në fund do të vlerësohet si tejet pozitiv, pasi pos Kupës, ne jemi të sigurtë në mesin e katër ekipeve të para në renditje”, u shpreh mesfushori i Renovës, Muharem Bajrami, i cili golashënues i dyfishtë në fitoren 5:0 kundër Napredokut.

Rezultatet:
Metalurg-Bregallnica 2-1
Shkëndija-Vardar 1-0
Renova-Napredok 5-0
Sileks-Ohrid 2004 5-2
Rabotnicki-Teteks 0-0
11Oktomvri-Horizont T. 1-2

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *