Home / Sport / Shkëndija uroi Renovën për titullin e Kupës

Shkëndija uroi Renovën për titullin e Kupës

Njëkohësisht publiku i pranishëm në stadium, prej të cilëve si zakonisht pjesa më e madhe mbështetës të Shkëndijës, si kurrë më parë ishin korrekt duke duartokitur suksesin e Renovës në Kupën e Maqedonisë.

Takimi ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës filloi me një ceromeni rasti, kur futbollistët e Shkëndijës pritën futbollistët e Renovës duke u’a uruar titullin e fituar në Kupën e Maqedonisë, ndërsa kapiteni i Shkëndijës Mustafi dhe drejtori sportiv Besir Shaqiri me këtë rast me nga një dhuratë simbolike përshëndetën këtë sukses të ekipit të Renovës. Dhuratat i pranuan kapiteni i Renovës Nuhiu dhe drejtori sportiv Lirim Sahiti. Njëkohësisht publiku i pranishëm në stadium, prej të cilëve si zakonisht pjesa më e madhe mbështetës të Shkëndijës, si kurrë më parë ishin korrekt duke duartokitur suksesin e Renovës në Kupën e Maqedonisë. Renova prezantoi trofeun në stadium, ndërsa të gjithë shpresojnë që sukseset e skuadrave shqiptare në Maqedoni të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *