Home / Lajme / Maqedoni / Shkolla që radhitën vetëm suksese

Shkolla që radhitën vetëm suksese

18 maj-Tashmë në këtë shkollë mësimi ndiqet në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, kurse edhe numëri i nxënësve shqiptarë është i lartë. Edhe pse e vendosur në dy objekte të vogla Shkolla e Mesme e Muzikës në Tetovës, ka arritur që të nxjerrë një kuadër të ri profesional, i cili tashmë është bartës i shumë aktiviteteve dhe manifestimeve që organizohen në qytet.

Afër 600 nxënës aktualisht e ndjekin mësimin në Shkollën e mesme shtetërore të muzikës “Todor Skallovski Tetoec” në Tetovë. Kjo shkollë e themeluar në vitet e 50-ta, fillimisht shërbeu si shkollë ku shqiptarët shumë pak kishin mundësi të shkollohen dhe profilizohen. Mirëpo pas viteve të 90-ta, shkolla e muzikës filloi të hap dyert edhe për nxënësit shqiptarë, mirëpo në numër shumë të vogl. Megjithatë pas vitit 2000 e këndej kjo shkollë filloi edhe me punësimin e kuadrit profesional shqiptarë që ishte nxitje edhe për talentët e vegjël që të shkollohen në mënyrë profesionale në lëminë e muzikës. Tashmë në këtë shkollë mësimi ndiqet në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, kurse edhe numëri i nxënësve shqiptarë është i lartë. Edhe pse e vendosur në dy objekte të vogla Shkolla e Mesme e Muzikës në Tetovës, ka arritur që të nxjerrë një kuadër të ri profesional, i cili tashmë është bartës i shumë aktiviteteve dhe manifestimeve që organizohen në qytet. “Qëllimi kryesor i kësaj shkolle është që të kemi muzikolog, instrumentist dhe kuadër muzikor të shkolluar. Tetova ka pasur dhe ka shumë talent të ri, mirëpo nëse të njejtit nuk shkollohen atëherë ata nuk mund të profilizohen. Shkolla jonë, e jep këtë mundësi që ata të paisjen me njohuri teorike dhe të kryejnë pjesën praktike me qëllim që të kryejnë edhe fakultetet e muzikës, që më pas të jenë kolegë tanë”, thotë drejtoresha e kësaj shkolle Simona Zafirovska. Në shkollën e muzikës në Tetovë, nxënës të dy komuniteteve më të mëdha mësojnë bashkë në shumë lëndë të mësimit, ku sipas drejtoreshës Zafirovska, profesionalizmi mbetet prioritet, kurse përkatësia etnike e nxënësve aspak nuk është e rëndësishme. “Në këtë shkollë, kemi nxënës të komunitetit shqiptarë, maqedonas, turq, rom por kjo aspak nuk vërehet, pasi që prioritet është mësimi, edukimi dhe zhvillimi profesional i tyre. Në këtë aspekt më shumë kanë ndikuar prindërit, kuadri dhe vetë nxënësit që mos ketë dallime etnike. Jeta multietnike pothuajsve nuk vërehet aspak, kurse lirisht mund të them se jemi shembull për të tjerët. Nxënësit disa orë i mbajnë bashkërisht dhe apsak kjo nuk bie në sy se të cilës përkatësie janë ata” nënvizon Zafirovska. Ajo thotë se në kuadër të shkollës ka edhe një paralele në qytetin e Strugës, ku mësimin e ndjekin më shumë se 40 nxënës të dy ëprkatësive etnike.Në shkollën shtetërore të muzikës në Tetovë mësimi ndiqet në arsimin fillor dhe të mesëm. Në këtë vit shkollor në shkollën fillore ka 450 nxënës, kurse shkollën e mesme ka 170 nxënës. Filloristët krahas shkollës fillore ku ndjekin mësimin në shkollën e muzikës vijnë vetëm dy herë branda javës, kurse ata që mësojnë në shkollë të mesme të muzikës me orar të plotë mësimi. Edhe pse objekti është i vogël, megjithatë drejtoresha Zafirovska, shprehet se arrijnë që të zhvillojnë procesin mësimor normal dhe pa pengesa. Ajo nënvizon se vetëm gjatë vitit 2012, nxënësit arritën një sukses të madh në garat ndërkombëtare dhe shtetërore. Ata morrën pjesë në garat ndërkombëtare në Beograd, Pozharevc, Arangjellovac, Pernik të Bullgarisë. Kurse në garat shtetërore kemi marrë pjesë në garat në Shkup dhe Ohër. Rreth 100 shpërblime, mirënjohje dhe diploma kanë sjellur nxënësit në shkollën tonë, nga këto pjesëmarrje dhe është një kënaqësi e madhe për në si drejtori për prindërit dhe vet nxënësit”, thotë drejtoresha, e cila paralajmëron se nxënësit do të marrin pjesë në garat në festivalin Ars Kosova në Prishtinë, ku edhe nga atje pritet të kthehen me shpërblime. Ajo thekson se kjo paraqet një sukses të madh për një shkollë ndërsa edhe vetë qyteti duhet të mburret për punën që bëhet nga ana e shkollës së Muzikës në Tetovë.Sa i takon kuadrit shqiptarë, në këtë shkollë që nga viti 2002 punon edhe dirigjenti i njohur, profesor Jeton Pustina. Ai thotë se edhe pse me një tempo të ngadalësuar megjithatë formësimi i kuadrit shqiptar shkon duke u ritur. Sipas Pustinës, nxënësit e shkollës së mesme të muzikës, janë bartës të shumë aktiviteteve dhe manifestimeve që organizohen në qytetin e Tetovës. “Nxënësit tanë gjithnjë një kohë të gjatë ftohen në shumë manifetsime siç janë dita e komunës, manifestimet për nder të 7 marsit-ditës së mësuesit, dhe aktivitetete tjera brenda shoqërive kulturi-artistike. Kemi arritur të krijojmë një orkestër në kuadër të qendrës për kulturë në Tetovë, e cila ka pasur shumë projekte dhe prezantime brenda dhe jashtë vendit. “Mund të shpreh kënaqësinë time, se nxënësit kanë arritur të kenë një sukses të madh gjatë pjesëmarrjes në shumë gara shtetërore dhe ndërkombëtare. Ata vetëm brenda dy muajve në pjesëmarrjen e tyre kanë sjellur rreth 100 shpërblime, diploma, mirënjohje nga festivalet muzikore. Pra për nga sukseset e arritura shkolla jonë është një ndër shkollat më të suksesshme në vend”, thotë Pustina. Sipas tij, viteve të fundit është ritur edhe numri i kuadrit shqiptar që jep mësim, kurse me profilizimin e vetë nxënësve në të ardhmen kuadri adekuat shqiptarë do të zen një vend të rëndësishëm në këtë shkollë. “ Në ato profile ku ka mungesë mësimin e zhvillojnë kuadër maqedonas, siç janë mësimet për violinist, baterist etj. Kurse kur të ketë kuadër shqiptarë me siguri se do të punësohen edhe ata ”, shprehet profesori Jeton Pustina. Ndërkohë në këtë shkollë veçmë kanë filluar rregjistrimet për vitin e ardhshëm mësimor në këtë shkollë. Në këtë vit shkollor nxënësit në shkollën e mesme do të mund të aplikojnë në dy drejtime. Ndryshe, objekti i shkollës shtetërore të Muzikës, është ndër më të vjetërit në Tetovë, kurse si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik në dhjetor disa dhoma të administratës u përfshinë nga flakët. Autoritetet e kësaj shkolle thonë se këtyre ditëve do të fillojë rregullimi i objekteve të administratës nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me rrjet të ri elektrik, rrjet kanalizimi, inventar të ri, sanitari dhe vendosja e pllakave të reja, pasi që deri më tash ata kanë qenë prej druri.
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *