Home / Sport / Shqipëria fitoi 2-1 miqësoren ndaj Katarit

Shqipëria fitoi 2-1 miqësoren ndaj Katarit

Shqipëria fitoi 2-1 miqësoren ndaj Katarit në Madrid, duke i dhënë fund serisë negative prej shtatë ndeshjesh, një ndeshje e luajtur nga kuqezinjtë me shirit të zi në krah, në respekt të viktimave të aksidentit të Himarës.

Fitorja e parë e trajnerit italian Xhani De Biazi mban firmat e Elis Bakajt – me golin e tij të parë me Kombëtaren -, dhe Erjon Bogdanit nga pika e bardhë, e që thelloi rekordin e tij, në 16 gola. Goli i Katarit ishte sa për statistikë. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është ajo kundër Iranit, më 27 maj në Stamboll.
Më 29 shkurt të këtij viti, Shqipëria humbi 2-1 me Gjeorgjinë, në transfertën e Tbilisit, po ai takim i shërbeu trajnerit italian, Xhani De Biazi, për të marrë mesazhet e para të nëvojshme nga eksperienca e parë e tij me kuqezinjtë.
Me një formacion me dy sulmues potentë, golashënuesin më të mirë të Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani (15 gola) dhe të autorin e golit të fundit të Shqipërisë, Edgar Çani (kundër Gjeorgjisë), Kuqezinjtë sulmuan nga minuta e parë, madje duke shpërdoruar disa raste ndaj Katarit në stadiumin tërësisht të zbarazët të “Kampo de Futbol de Vajekas”.
Me një Katar të ideuar në formën tradicionale të “autobusit”, Shqipëria goditi portën me anë të mesfushorit të Çernomertsit, Elis Bakaj dhe sulmuesit të Sienës, Erjon Bogdani, por pa mundut të thyejë kundërshtarët.
Sulmuesi i Polonia Varshavës, Edgar Çani, pati rastin më të mirë për kalaur në avantazh Shqipërinë, por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri i Katarit, ashtu siç bëri Orges Shehi, në minutën e 35-të në rastin e parë të rivalit të Madridit.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola, ndërkohë që pjesa e dytë nisi me një gol të shpejtë të realizuar nga Elis Bakaj në minutën e 46-të, duke realizuar njëkohësisht edhe golin e tij të parë me Kombëtaren, e duke u bërë kështu lojtari i 78-të i Shqipërisë që shënon dhe i 41-të që ka shënon një gol.
Ervin Bulku fitoi një penallti në minutën e 50-të, ndërsa ishte Erjon Bogdani ai që e shndërroi në gol, duke e çuar rezultatin në 2-0 dhe shënuar rrjetën e tij të 16-të me fanellën kuqezi, dy më shumë se Alban Bushi (14). Ky ishte goli i pestë i Bogdanit në ndeshje miqësore, pas atyre Maltën (2), Qiprion (1) dhe Malin e Zi (1).
Katari reagoi, duke e gjetur rrugën e rrjetës me anë të sulmuesit Ahmed Mali në minutën e 53-të.
Trajneri Xhani De Biazi nisi rotacionin e zëvendësimeve duke hedhur në fushën e lojës, Jahmir Hykën, Hair Zeqirin, Armando Sadikun.
Pjesa tjetër e ndeshjes dy shtylla, së pari me një gjuajtje jashtë zonës nga ana e Ansi Agollit, dhe një tjetër me kokë nga kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana.
Shqipëria nuk fitonte një ndeshje ndërkombëtare nga 10 gushti i vitit 2010, kur triumfoi 3-2 në miqësoren ndaj Malit të Zi në Shkodër.
Qysh atëherë në katër miqësoret e fundit, Kombëtarja jonë ka arritur 1 fitore me Katarin (2-1), një barazim me Maqedoninë (0-0) dhe dy humbje: Shqipëri-Azerbajxhan 0-1 dhe Gjeorgji-Shqipëri 2-1.
Për Shqipërinë kjo ishte miqësore ishte para me Katarin dhe e 86-ta historike e saj, ku ka regjistruar 32 fitore, 23 barazime dhe 31 humbje.
Katari renditet në vendin e 84-t në FIFA (po aq sa Shqipëria) dhe është vendi organizator i “Botërorit 2020”.
Trajneri De Biazi: “Bëmë një lojë të mirë faktikisht. Krijuam një volum të madh loje dhe gabuam shumë në sulm. Kishim mundësi të shumta për të shënuar gola të tjerë, por nuk e bëmë. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më në ndeshjet e ardhshme. Për ndeshjen jam i kënaqur më tepër nga loja se sa për rezultatin”.
Ndeshja tjetër miqësore, ajo midis Iranit dhe Shqipërisë (27 maj 2012, 19:00) do të zhvillohet në stadiumin e Beshiktashit, në Stamboll. Irani renditet në vendin e 52-të të ranglistës botërore të FIFA-s. Trajneri aktual i Iranit është portugezi Karlos Keiroz, i cili si teknik është ndeshur dy herë me Shqipërinë në eliminatoret e Botërorit 2010: 0-0 në Braga dhe 1-2 në Tiranë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *